E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, tjetër inspektim për masat e ACR

Një tjetër inspektim i minierës së Bulqizës nga ekspertë të Repartit të Inspektim Shpëtimit të Minierave pritet japë vlerësimin për masat e marra nga kompania ACR pas shpërthimit të disa ditëve më parë, ku humbi  jetën një minator.

Pas ekspertimit që po kryhet në zonën D të minerës, ekspertët pritet të dalin me një vendim mbi investimet e kryera nga kompania ACR, gjë që iu kërkua asaj pas inspektimit të RISHM.

Kompania koncesionare u gjobit me 500 mijë lekë të reja pas shpërthimit të 2 javëve më parë, ku humbi jetën një minator dhe u plagosën 9 të tjerë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›