E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e bankës, 5 të shoqëruar

Banka e grabitur

Pesë persona të dyshuar janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Vlorës për grabitjen e filialit të bankës Raifeissen një ditë më parë.

Pavarësisht punës intensive të policisë për zbulimin e autorëve, ende nuk ka emra të autorëve që grabitën me armë në mes të ditës bankën.

Ndërkaq, policia e ka përqëndruar punën në verifikimin e kamerave të sigurisë së bankës dhe marrjen në pyetje të banorëve të zonës ku ndodhi grabitja.

* * *

Një ditë më parë, dy persona me maska dhe të armatosur kanë hyrë në degën e bankës “Raifeissen” dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë parash.

Ata kanë dalë në mënyrë të rrufeshme nga filiali i bankës dhe janë futur në rrugicat e lagjeve, duke marrë me vete sasinë e parave, e cila ende nuk dihet.

Filiali i bankës “Raifeissen” është e treta herë që grabitet në këtë mënyrë. Një tjetër grabitje spektakolare për nga koha e shkurtër gjatë të cilës kanë vepruar grabitësit ka ndodhur para disa kohësh në të njëjtin filial.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për gjetjen dhe arrestimin e grabitësve. /  Anila Peçi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›