Bulqize tritol nje banese ska viktima
BULQIZE- I vihet tritol nje shtepie ne fshatin Dushaj komuna Fushe-Bulqize. Sipas policise tek oborri i baneses se shtetasit Hysni Xhaferri eshte degjuar nje shperthim. Me marrjen e ketij informacioni ne vendngjarje shkoi grupi hetimor. Nga te dhenat e para rezultoi se shperthimi ka ndodhur ne afersi te oborrit dhe si pasoje jane thyer disa xhama te baneses si dhe ka pasur disa demtime materiale. Autoret ende nuk jane identifikuar por dyshohet se ata kane pasur me se shumti qellim te trembin familjen dhe jo te shkaktojne viktima. Po hetohet ndersa eshte marre edhe deshmia e familjareve per motivet e mundshme te ngjarjes.