E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohen tre te denuar per vrasje me paramendim

/ /

TIRANE - Tre persona te shpallur ne kerkim nderkombetar per vrasje me paramendim iu dorezuan dje drejtesise shqiptare nga oficeret e Interpolit te Italise Anglise dhe Belgjikes. Sipas Drejtorise se Pergjithshme te Policise dy ditet e fundit u ekstraduan tre te kerkuarit Gezim Muji 36 vjec Laurent akollari 35 vjec dhe Gezim Halitaj 42 vjec. Policia tha se nga Roma u ekstradua Gezim Muji me origjine nga Shkodra i cili ishte shpallur ne kerkim ne vitin 2008 pas mases se sigurise arrest me burg te caktuar ne mungese nga Gjykata e Shkodres me akuzen vrasje me paramendim. Sipas vendimit te gjykates rezulton qe 36-vjecari Muji me 22 qershor te vitit 2001 ne lagjen Partizani ne Shkoder ka vrare me arme zjarri Vaid Mujaxhiun vrasje qe dyshohet te jete kryer per motive hakmarrjeje. Muji u arrestua me qellim ekstradimi drejt Shqiperise me 5 maj te vitit 2009 ne kryeqytetin italian. Ndersa dy dite me pare u ekstradua nga Londra Laurent akollari nga Korca i cili ishte shpallur ne kerkim nderkombetar prej rreth 7 vitesh. Gjykata e Tiranes me 10 dhjetor te vitit 2003 ka vendosur ndaj tij masen e sigurise arrest me burg per akuzen vrasje me paramendim e kryer ne bashkepunim si dhe armembajtje pa leje e falsifikim dokumentesh. Gjithashtu mesditen e djeshme u ekstradua nga Brukseli Gezim Halitaj i njohur ndryshe edhe me emrin Gazmir Haliti nga Kruja i cili eshte shpallur fajtor dhe eshte denuar ne mungese per vrasjen e dy vellezerve. Gjykata e Krujes e ka denuar Halitajn me 25 vjet burg vendim qe eshte dhene 18 vjet me pare me 11 janar te vitit 1998. Halitaj eshte shpallur fajtor per vrasjen e dy vellezerve Gani e Ajet Haliti ngjarje qe ka ndodhur me 14 korrik te vitit 1992 ne Kruje pas nje grindjeje te meparshme qe autori kishte pasur me ta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›