E Shtunë, 31 Tetor 2026

Videoja e dyte Prifti me imunitet. Shtyhet deshmia per 70 mije eurot

/ /

Prokuroria shtyn seancen e marrjes ne pyetje te ish-zv.ministrit te Ekonomise Leonard Beqiri ne lidhje me videon e regjistruar mes tij dhe Dritan Priftit ne banesen e ketij te fundit duke kembyer 70 mije euro. Ndonese ishte thirrur per tu paraqitur diten e djeshme sipas burimeve nga Prokuroria e Pergjithshme ish-zv.ministri do te merret ne pyetje ne nje moment tjeter. Pak dite me pare pasi paraqiti doreheqjen nga drejtor i Metrologjise vete Leonard Beqiri deklaroi se diten e premte jam thirrur ne Prokurori dhe do te paraqitem per te zbardhur te verteten. Zedhenesi i Prokurorise se Pergjithshme Plator Nesturi tha dje se ish-zv.ministri nuk eshte marre ne pyetje. Ai tha se pyetja e tij do te behet ne nje kohe tjeter kur ta gjykoje grupi hetimor. Perfshirja e ish-zv.ministrit Leonard Beqiri u zbulua nga Prokuroria e Pergjithshme me date 9 shkurt 2011 pas dorezimit te raportit te akt-ekspertizes nga specialisti amerikan. Ne raport ai theksonte se ne kompjuterin USB-ne dhe oren pergjuese te Dritan Priftit kishte gjetur nje video te dyte tjeter nga regjistrimi Meta-Prifti. Ne kete video sipas ekspertit amerikan shfaqen dy persona qe bisedojne me njeri-tjetrin dhe ndajne nje shume ne euro. Me pas Prokuroria pasi e shqyrtoi kete video gjeti se behej fjale per rreth 70 mije euro ndersa identifikoi edhe personat protagoniste. Ata ishin Dritan Prifti ne kohen kur ishte minister Ekonomie dhe zevendesi i tij Leonard Beqiri.  
Hetimi
Bazuar ne videon e dyte te zbuluar nga specialisti amerikan ne pajisjet e dorezuara nga Dritan Prifti Prokuroria e Pergjithshme ka kerkuar heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Ekonomise. Krahas akuzes qe do ti drejtohet Priftit per korrupsion pasiv Prokuroria e Pergjithshme ka pohuar se do te kerkoje shpjegime edhe nga ish-zv.ministri Leonard Beqiri qe dyshohet per akuzen e korrupsionit aktiv. Videoja e dyte e Dritan Priftit te cilen ai e kishte fshire nga pajisjet para se ti dergonte ato ne Prokurori eshte regjistruar ne daten 11 mars 2010 rreth ores 1730 pasdite. Ky regjistrim ishte bere nga Dritan Prifti ne banesen e tij nje dite pasi i njejti person kishte pergjuar biseden me ish-zv.kryeministrin Ilir Meta ne Ministrine e Ekonomise. Sipas burimeve nga Prokuroria e Pergjithshme ende nuk eshte arritur te sqarohet konkretisht se cilat kane qene rrethanat e kembimit te 70 mije eurove mes Dritan Priftit dhe ish-zevendesit te tij. Per kete shkak Prokuroria pritet qe te marre deklarime sqaruese nga Leonard Beqiri dhe vete autori i regjistrimit Dritan Prifti. Sipas raportit te mbajtur nga eksperti amerikan shkalla e nderhyrjes ne video-regjistrimet e verifikuara prej tij eshte zero. Megjithate ai ka vene ne dukje se ne rastin e videos Meta-Prifti nuk ka qene ne gjendje te pastroje teresisht zerin e protagonisteve me pajisjet qe kishte.

Prokuroria Presim heqjen e imunitetit te Priftit

Prokuroria e Pergjithshme eshte ne pritje te heqjes se imunitetit te deputetit Dritan Prifti per te vazhduar procedurat e hetimit ne lidhje me videon e regjistruar prej vete atij ne Ministrine e Ekonomise rreth nje vit me pare. Burime nga organi qendror i akuzes kane thene dje se grupi hetimor ka vazhduar veprimet edhe pas heqjes se imunitetit te deputetit Ilir Meta nga Parlamenti. Megjithate organi i akuzes theksoi dje se nuk ka vendosur ende te therrase asnjerin nga protagonistet e videos pasi eshte ne pritje te heqjes se imunitetit te Dritan Priftit. Pas heqjes se imunitetit te tij nga Kuvendi Prokuroria do te kete mundesine procedurale per te kerkuar edhe paraqitjen e Dritan Priftit per kryerjen e veprimeve hetimore te nevojshme. Dosja penale e hapur per pergjimin mes Dritan Priftit dhe Ilir Metes u hap pas publikimit ne emisionin Fiks Fare te nje pjese te regjistrimeve qe kishte bere Dritan Prifti ne zyren e tij ne Ministrine e Ekonomise. Me pas Prokuroria ftoi ish-ministrin Prifti qe te dorezonte materialin origjinal pasi ai deklaroi ne media se zoteronte regjistrimin e plote.

Video2

Prokuroria e Pergjithshme kerkoi ekspertimin e vertetesise se videos se regjistruar nga Dritan Prifti ne zyren e tij ne kohen kur u zbulua materiali i dyte i fshehur. Behet fjale per nje video te cilen eksperti amerikan e rikuperoi ndonese ne dukje ishte fshire nga Dritan Prifti. Sipas ekspertit amerikan hapja e fundit dhe me pas fshirja e regjistrimit ishte bere nje dite para se ish-ministri Dritan Prifti ti dorezonte pajisjet e pergjimit ne Prokurorine e Tiranes prane zyres Task Force. Materiali kishte mbetur ne memorien BIOS te kompjuterit dhe u rizbulua nga specialisti amerikan i cili e vendosi ne dispozicion te Prokurorise.

Akuzat

Me date 11 shkurt 2011 Prokuroria e Pergjithshme iu drejtua me nje kerkese Kuvendit te Shqiperise per heqjen e imunitetit te deputeteve Ilir Meta dhe Dritan Prifti. Prokuroria kerkoi autorizim per ti hetuar protagonistet e regjistrimeve te Dritan Priftit per akuzat e korrupsionit aktiv dhe pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike ose te zgjedhurve vendore. Po keshtu organi i akuzes po heton edhe mundesine e kryerjes se vepres penale shperdorim detyre. Krahas hetimeve mbi videot Prokuroria ka sekuestruar edhe dokumentacionin qe hedh drite mbi ceshtjet qe jane permendur ne videon e regjistruar ne Ministrine e Ekonomise mes Metes e Priftit me 10 mars 2010.

Trazhgim Sokolaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›