Deklarata shoviniste Athina shkarkon konsullin e Korces
Largimi nga detyra u krye pasi u thirr ne Ministrine e Jashtme greke per te dhene shpjegime ne lidhje me deklaraten e tij se Korca eshte Vorio Epir dhe vllehte greke. Ndonese shkarkimi i tij nuk eshte bere ende zyrtar mesohet se qe prej 16 shkurtit konsulli grek nuk ndodhet ne detyre.
Burime nga organizata OMONIA ne Korce bene te ditur dje se konsulli eshte thirrur tri dite me pare nga Ministria e Jashtme greke per te dhene sqarime ne lidhje me deklarimet e tij. Ne saje te informacioneve qe disponojne nga ana e konsullates burimet nuk hodhen poshte zerat se konsulli eshte shkarkuar. Madje i njejti burim i OMONIA-s i cili nuk deshironte te identifikohej deri ne
momentin qe lajmi te behej zyrtar pohoi se Ministria e Jashtme greke do te emeroje te marten nje tjeter perfaqesues diplomatik si konsull ne Korce. Konsullata nga ana e saj ka reduktuar edhe sherbimet ndaj qytetareve shqiptare ne Korce. Shkarkimi i Teodoros Ikonomus ndonese ende nuk eshte bere zyrtar ka ardhur pas deklarates se tij ne Korce me rastin e 20-vjetorit te krijimit te organizates OMONIA ne kete qytet. Gjate ceremonise konsulli tha se Korca eshte Greqi dhe madje edhe vllehte jane greke. Mos u trembni nga regjistrimi i popullsise por shpallni origjinen reale. Kjo vlen per te gjithe ata qe jane ne dyshim dhe me frike dhe pyesin veten jam me siguri grek. Ju them nje gje shkoni ne varreza dhe shikoni varrezat e eterve dhe gjysherve tuaj. Shikoni gjuhen ne te cilen jane te shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Jane ne gjuhen greke. Keshtu u shpreh konsulli i Pergjithshem ne Korce cka me pas solli reagime te ashpra ne Shqiperi. Burime prane Konsullates Greke ne Korce bene te ditur se Ikonomus eshte larguar tashme dhe fakti qe Konsullata ka pezulluar nje pjese te sherbimeve te saj qe kerkojne firmen apo miratimin e vete konsullit ka lene te kuptohet se ai eshte pa kthim ne kete detyre.
KORCE/ GEZIM ASHIMI