Shkodër, shtyhet pajisja me karta. Mungojnë aparaturat
Dështon nisja e procesit tw pajisjes me karta në Shkodër, i cili ishte parashikuar të niste në 1 shkurt. Qytetarët që kanë shkuar pranë sporteleve te postes më 1 shkurt kanë mbetur të zhgënjyer kur kanë mësuar se për mungese të materialeve procesi është shtyre.
SHKODËR- Aplikimi për pajisjen me kartat e identitetit për banoret e Qarkut të Shkodrës, do fillojë në datën 11 shkurt, ndryshe nga ajo që ishte deklaruar disa ditë më parë, se ky proces do të kishte startin e tij në këtë qark më 1 shkurt. Shkak për këtë, është bërë mos mbërritja e bazës elektronike nga ana e firmës që ka marrë përsipër këtë proces.
Nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës Ridvan Troshani, thekson për televizionin “NEWS24” se mbërritja e bazës materiale do kryhet më 10 shkurt për ti hapur rrugë procesit të aplikimeve ditën pasardhëse, pra 11 shkurtit.
Sipas Troshanit, interesimi për pajisjen me kartat e identitet nga ana e banorëve të Qarkut Shkodër është rritur ndjeshëm.
Nënkryetari Troshani, ka bërë të ditur në intervistën e tij, se Bashkia Shkodër ka shtuar edhe 3 sportele, nga 9 që ishin në 12, për të lehtësuar dhe shmangur radhët e gjata të qytetarëve që do aplikojnë për këtë proces. Ndërkohë, të gjithë qytetarët do bëjnë aplikimin dhe pagesën pranë ambienteve të “Alba-Postës”, ndryshe nga punonjësit e administratës, të cilët do kryejnë këtë proces pranë institucioneve ku ato punojnë. (a.r/news24/balkanweb)