E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, vijon dita e 11-të e protestës së minatorëve

Minatorët e Bulqizës edhe ditën e sotme, vijojnë protestën e tyre në ambientet e ACR-së, në Bulqizë. Ndërkohë që ditën e djeshme përfaqësues të minatorëve kanë zhvilluar takim me përfaqësues të ACR, por nuk është arritur asnjë marrëveshje mes tyre për kërkesat e parashtruara nga minatorët në lidhje me kushtet e punës dhe pagën.

Nisur nga mosarritja e një marrëveshje të përbashkët, minatorët kanë vendosur që ditën e hënë të zhvendosin protestën e tyre pranë ambienteve të kryeministrisë dhe METE. Nëse do të arrihet një marrëveshje mes palëve do të vijohet puna, nëse nuk do të arrihet asnjë marrëveshje, atëherë 25 persona do të futen në grevë urie.

Ndërkohë që ditën e djeshme nuk është zhvilluar takimi mes minatorëve dhe ata i kanë dërguar shkresë ministrit dhe prisnin një reagim nga ACR dhe METE, por kjo nuk u arrit dhe tashmë minatorët janë tepër të revolutar për shkak të protestës, e cila ka arritur në ditën e 11 të saj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›