Formula për pranimet në universitete
13/07/2011 Vijon publikimi i notave të marra nga maturantët në provimet me zgjedhje
Si duhet të llogarisni pikët sipas formulës tradicionale të maturës
Marrja e notave kaluese në të katër provimet e maturës është çelësi kryesor që lejon vijimin e procedurave të aplikimit për pranimet në universitet gjatë vitit akademik 2011–2012. Maturantët duhet të tregohen të kujdesshëm që para se të rendisin preferencat për studimet universitare, duhet të bëjnë një llogaritje të përafërt të pikëve që grumbullojnë nga rezultatet e mesatares së shkollës së mesme, provimeve të detyruara (gjuhë-letërsi dhe matematikë) dhe ato të lëndëve me zgjedhje. Skema e përllogaritjeve edhe për këtë vit do të jetë sipas formulës tradicionale të maturës shtetërore (D1 + D2 + M) x Ksh + Z1 x K1 + Z2 x K2]. Ku Ksh është koeficienti i shkollës, K1 është koeficienti për provimin e parë me zgjedhje dhe K2 koeficienti për provimin e dytë me zgjedhje. Secili nxënës mund të llogarisë afërsisht sa pikë mund të fitojë duke njohur vlerësimet e veta (parashikimet), pra duke vlerësuar veten. Pas kësaj duhet të konsultoni te guida e Maturës Shtetërore 2010 pikët minimale të arritura nga fituesi i fundit në çdo program studimi gjatë pranimeve të vitit të shkuar. Në këtë mënyrë ju do të keni një ide se ç’programe studimi duhet të zgjidhni brenda 10 të mundshmeve që kanë probabilitetin më të lartë për t’ju shpallur fitues sipas pikëve të grumbulluara. Pas kësaj formoni një listë, ku programet e studimit i renditni jo vetëm sipas preferencave, por dhe mundësisë që keni për të fituar në këto preferenca. Pra, e para (programi i parë) do të jetë dega që preferoni më shumë dhe e dyta ajo që preferoni nëse nuk do të fitoni në preferencën e parë, e kështu me radhë deri te preferenca e dhjetë. Gazeta “Metropol” do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme me botimin e rezultateve të arritura nga maturantët në dy testimet me zgjedhje. Një ditë më parë u botuan rezultatet e kandidatëve nga barkodi 1129392 deri në 51695. Ndërsa gjatë ditës së sotme publikohen rezultatet duke nisur nga barkodi 0600929 për të përfunduar tek ai me nr 1129392.