Bulqizë,plagoset një minator, i bllokuar një tjetër
Një minatorë ka mbetur i plagosur rëndë dhe një tjetër ka mbetur i bllokuar, nga shembja e një pjesë në galeritë e nëntokës në Bulqizë. Njëri prej minatorëve është nxjerra nga kolegët e tij, duke e transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, i bllokuar në minierë është shtetasi Arjan Duva, minatorë në gropat e nëntokës, ku nxirret lënda djegëse e kromit. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë, të cilat po punojnë për të nxjerrë nga galeritë minatorin e bllokuar prej më se tre orë. Deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e tij, ndërsa shpresat për ta gjetur të gjallë janë të vakëta thonë kolegët e tij. Nga shembjet e njëjta në minierë, shtatë minatorë janë bllokuar me 23 dhjetor të vitit të shkuar. Ndërsa rasti i fundit, është një tjetër dëshmi për rrezikshmërinë që paraqet kjo minierë.