Tiranë,organizohet forumi për sigurinë dhe politikën e jashtme

Organizohet sot në Tiranë Forumi për Sigurinë dhe politikën e jashtme me temën "Politika e jashtme amerikane, administratë e re, doktrinë e re."
Forumi është organizuar nga Instituti shqiptar për Studime Ndërkombëtare në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme. Në këtë forum do të marrin pjesë edhe kryeministri Berisha dhe ambasadori amerikan Xhon Uithers të cilët do të mbajnë nga një fjalim. Pjesëmarrës do të jenë dhe shumë deputetë të kuvendit shqiptar, përfaqësues të komunitetin diplomatik kombëtar dhe ndërkombëtar si edhe studiues dhe përfaqësues të komunitetit akademik.