PD e Elbasanit feston 18 vjetorin e themelimit
ELBASAN- Partia Demokratike e Elbasanit ka festuar sot 18 vjetorin e themelimit të kësaj partie në qytetin e Elbasnit. Të pranishëm gjatë ceremonisë festive kanë qenë Ministri i Jashtëm Lulzim Basha, kryesia e PD në Elbasan, si dhe Gramsh Librazhd, Peqin, Zv. Ministri i Arsimit Halit Shamata, Drejtori i Kabinetit në Kryeministri Arben Imami, përfaqësues të pushtetit lokal, etj. Në emër të kryeministrit të Shqipërisë, një urim për 18 vjetorin e krijimit të PD në këtë qytet e ka dhënë edhe Ministri i Jashtëm Lulzim Basha. Duke qenë se PD në Elbasan është në prag të zgjedhjeve për kreun e ri të kësaj partie, Ministri Basha deklaroi se kjo kujton thelbin e angazhimit politik të demokratëve që sipas tij është sakrifica dhe jo përfitm. Më pas festa ka vijuar me ritualin e saj, prerjen e tortës me mbishkrimin
“ Gëzuar 18 vjetorin e themelimit PD”.
(e.n/News24/Balkanweb)