E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bum te semuresh kronike 50 mije raste te reja gjate 2010-s

Analiza vjetore e ISKSH-se/ Per vitin 2010 jane shpenzuar mbi 1.1 miliarde leke te reja me shume vetem per barnat e rimbursueshme krahasuar me vitin 2009. Vetem per pensionistet ne 1 vit 400 milione leke me shume per barnat.

Jane 50 mije raste te reja te shqiptareve te diagnostikuar vetem vitin e shkuar me 15 semundjet kronike me te shpeshta ku rastet me te shumta shenohen me semundjen e hipertensionit diabetit prostates dhe astmes bronkiale. Ne top-listen e semundshmerise me te madhe tek shqiptaret eshte hipertensioni arterial me 15 mije raste te reja te evidentuara vetem vitin e shkuar. Po kaq alarmante eshte edhe shtimi i rasteve te reja te personave te prekur me diabet 4760 si dhe semundja e prostates dhe astmes bronkiale. Ne analizen vjetore te Instituti te Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor drejtoresha Elvana Hana ka deklaruar per shkak te shtimit te semundshmerise ne 2010 jane shpenzuar mbi 1.1 miliarde leke te reja me shume vetem per barnat e rimbursueshme.

Rastet

Rastet e reja te semureve kronike. Gjate vitit 2010 numri i rasteve te reja te semundshmerise kronike ka qene rreth 50000 raste ne total me nje mesatare mujore prej 4200 rastesh ne muaj ose 8093 raste te reja kronike me teper krahasimisht me vitin 2009 - tha Hana. Sipas drejtoreshes se ISKSH-se Elvana Hana keto jane edhe semundjet qe perfitojne rimbursimin me te larte. Ne krye te listes per nga rimbursimi dhe numri i recetave qendrojne hipertensioni arterial esencial HTA 20.1 te totalit te rimbursimit Diabeti Mellitus 10.7 Astma bronkiale 6.5 dhe Insuficienca kardiake 4.7. Vetem keto kater diagnoza zene 60 te numrit te recetave dhe 42 te rimbursimit total.

Rimbursimi

Nisur edhe nga analiza vjetore e ISKSH-se libreza shendetesore ka qene e kushtueshme ku vetem per barnat jane shpenzuar 1.1 miliarde leke me shume se ne vitit 2009. Te semuret kronike gjate vitit 2010 kane perfituar 335350 receta me teper se ne vitin 2009. Keshtu edhe gjate vitit te kaluar kategoria pensioniste ka pasur pjesen me te madhe te shpenzimeve faktike te rimbursimit me 44.8 te shpenzimeve totale. Per vitin 2010 shpenzimet jane rritur ne krahasim me vitin 2009 me 400 milion lek te reja numri i recetave eshte rritur me 225 mije. Numri i recetave te kesaj kategorie ze 69.9 te numrit total te recetave per vitin 2010. Nje tjeter rritje te shpenzimeve per rimbursimin e ilaceve ka pesuar edhe kategoria e invalideve te plote. E vetmja kategori qe ka pesuar ulje ne leshimin e recetave edhe pse sipas ISKSH-se ka shtim te shpenzimeve per rimbursim. Kategoria e te semureve me kancer ka nje peshe specifike prej 9.5 te shpenzimeve te rimbursimit ne total ka nje rritje prej 200 228 mije lekesh dhe nje rritje te numrit te recetave prej 4 502 receta me shume se ne 2009. Ndersa rimbursimi i barnave te shtrenjta te cilat tregtohen vetem ne farmacine e QSUT-se. Eumlshte e rendesishme te theksohet qe me keto barna trajtohen nje numer i kufizuar pacientesh ne total rreth 850 paciente kryesisht invalide te plote por shpenzimet e rimbursimit te tyre per 2010 zene rreth 18.2 te shpenzimeve totale nga 15.8 ne 2009 dhe 13.9 ne 2008.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›