Qeveria jep nje miliard leke per 4 bashkesite fetare

Nga ky fond perfitojne myslimanet ortodokset katoliket dhe bektashinjte. Fondi edhe per ndertimin e objekteve te kultit
Keshilli i Ministrave miratoi dje vendimin per akordimin e nje shume prej 100 milione lekesh te reja per financimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise Kishes Katolike ne Shqiperi dhe Kryegjyshates Boterore te Bektashinjve. Ne vendim eshte percaktuar ne menyre te vecante per secilin komunitet destinacioni i financimit qeveritar.
Komuniteti Mysliman i Shqiperise
Komuniteti Mysliman i Shqiperise si komuniteti me me shume besimtare ne vend merr pjesen e luanit nga financimi shteteror. Keshtu KMSH do te perfitoje perafersisht 320 milione leke te vjetra gjysma e te cilave do te shkojne per pagesen e gjysmes se pages minimale per punonjesit e administrates se Komunitetit Mysliman si ne qender ashtu edhe ne myftinite e rretheve.
Sipas vendimit 10 374 000 leke te reja do te shkojne per financimin per pagat e arsimtareve te institucioneve te arsimit parashkollor parauniversitar dhe universitar ndersa 4 500 000 kater milione e peseqind mije leke per ndertimin e per mirembajtjen e objekteve te kultit ne B. Curri Tropoje Shupenze Cerme Roshnik etj. .
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise
Komuniteti i dyte fetar me i madh ne vend Kisha Ortodokse do te perfitoje rreth 260 milione leke te vjetra shumica derrmuese e te cilave do te shkojne per financimin e gjysmes se pages minimale te punonjesve te administrates ndersa pjesa tjeter shkon per pagat e arsimtareve te Kishes si ne arsimin parashkollor ashtu edhe ne ate parauniversitar e universitar.
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise perfiton shumen 26 220 000 njezet e gjashte milione e dyqind e njezet mije leke te ndare si me poshte vijon 21 660 000 njezet e nje milione e gjashteqind e gjashtedhjete mije leke per financimin deri ne gjysmen e pages minimale buxhetore per punonjesit e administrates 4 560 000 kater milione e peseqind e gjashtedhjete mije leke per financimin per pagat e arsimtareve te institucioneve te arsimit parashkollor parauniversitar dhe universitar. ndash percakton vendimi i Keshillit te Ministrave.
Kisha Katolike ne Shqiperi
Peshkopatat e Kishes Katolike ne Shqiperi qe eshte edhe komuniteti i trete me i madh fetar ne vend do te perfitojne pak me pak sesa perfiton Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise. Ndryshe nga KOASH katoliket do te duhet te investojne shumicen e te ardhurave nga financimi shteteror per pagat e arsimtareve te institucioneve te veta shkollore e universitare.
Kisha Katolike ne Shqiperi perfiton shumen 25 878 000 njezet e pese milione e teteqind e shtatedhjete e tete mije leke te ndare si me poshte vijon 4 332 000 kater milione e treqind e tridhjete e dy mije leke per financimin deri ne gjysmen e pages minimale buxhetore per punonjesit e administrates 21 546 000 njezet e nje milione e peseqind e dyzet e gjashte mije leke per financimin per pagat e arsimtareve te institucioneve te arsimit parashkollor parauniversitar dhe universitar. ndash percakton vendimi.
Kryegjyshata Boterore Bektashiane
Komuniteti i katert tradicional ne vend Kryegjyshata Boterore Bektashiane do te perfitoje shumen 16 262 000 leke te reja nga buxheti i shtetit. Nga keto 3 762 000 leke te reja do te shkojne per financimin deri ne gjysmen e pages minimale buxhetore per punonjesit e administrates ndersa 8 508 000 leke te reja per ndertimin e per mirembajtjen e objekteve te kultit Odeoni.
Ky komunitet per shkak te pozicionit te vete te vecante si nje Kryegjyshate Boterore qe ka qendren e vete ne Tirane por qe veprimtarine e saj e ushtron jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vende te tjera do te kete edhe nje perfitim te vecante. Keshtu sipas vendimit te qeverise 40 milione leke te vjetra do te shkojne per aktivitetet qe ka Kryegjyshata si udheheqesja e bektashinjve ne mbare boten.
Financimi i komuniteteve fetare eshte sanksionuar me ane te nje ligji te vecante te miratuar ne vitin 2007 nga Kuvendi i Shqiperise. Ne baze te ketij ligji prej tre vitesh qeveria percakton nje shume prej 1 miliarde lekesh te vjetra per financimin e komuniteteve fetare te cilat me pas shperndahen me nje vendim te posacem te Keshillit te Ministrave.