E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtroi per 50 mije euro kapet ne doganen e Morines gjermani i kerkuar nga Interpoli

Wolfgang Schuster kerkohej per Mashtrim komercial. Arrestohet edhe kosovari qe trafikoi 27 kg heroine

Askush nuk do te mendonte se personi qe i fshihej qe prej dy javesh drejtesise austriake Wolfgang Manfred Schuster 45 vjec lindur ne Augsburg Gjermani do te tentonte te kalonte permes kufirit tokesor ne veri te vendit ne Morine me shpresen per lsquoia hedhur edhe kete here kontrollit policor. Ne te vertete 45-vjecari i shpallur ne kerkim nderkombetar per plot 9 vepra penale per Mashtrim komercial duke i shkaktuar shtetit austriak nje dem prej 50 mije eurosh eshte arrestuar nga agjentet e zyres se Interpolit shqiptar ne kete pike te kalimit kufitar fale informacione te shkembyera me zyren e Interpolit austriak. Gjithashtu agjentet e Interpolit kane vene ne pranga edhe nje tjeter te superkerkuar nga drejtesia i cili ka tentuar te kaloje po ne kete pike kufitare. Gezim Muharemi 43 vjec nga Urosevac Kosove eshte kapur per llogari te drejtesise italiane pasi kerkohej qe prej vitit 2001 si autori i trafikimit te 27 kilogrameve heroine nga Kosova drejt Italise.

Arrestimet jane bere publike nje dite me pare nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit sipas te cilave Wolfgang Manfred Schuster 45 vjec lindur ne Augsburg Gjermani i cili eshte shpallur ne kerkim nga organet austriake te drejtesise. Ndaj ketij shtetasi Gjykata St. Poelten Austri ka leshuar nje urdher arresti me 15 shkurt te ketij viti per kryerjen e vepres penale Mashtrim komercial veper kjo e parashikuar nga nenet 133 146 147 148 i Kodit Penal Austriak. Ky shtetas gjate periudhes vjeshte 2008 - shtator 2009 ka kryer ne Austri 9 vepra penale mashtrim komercial mashtrime te cilat kane shkaktuar nje dem total prej 50.000 eurosh. Gjithashtu Zyra Qendrore Kombetare Interpol Tirana informon se eshte bere i mundur arrestimi ne Piken e Kalimit Kufitar Morine i Gezim Muharremit 43 vjec lindur ne Urosevac Kosove i cili eshte shpallur ne kerkim nga organet italiane te drejtesise. Ndaj tij Gjykata e Milanos Itali ka leshuar nje urdher arresti me 27 maj te vitit 2008 per kryerjen e vepres penale Trafik dhe importim droge vepra keto te parashikuara nga nenet 110 73 paragrafi 1 dhe 4 neni 80 paragrafi 2 i Kodit Penal Italian si dhe neni 73 i Aktit te Droges nr. 309/90. Nga hetimet e kryera permes pergjimeve telefonike dhe vezhgimeve te aktiviteteve te ketij shtetasi rezulton se Gezim Muharremi me 23 korrik te vitit 2001 ka importuar ne Milano Itali 22 kg heroine veper kjo e kryer ne bashkepunim me shtetas te tjere shqiptare. Nderkohe ne 21 gusht te vitit 2001 dhe 5 shtator te po atij viti Muharremi ka siguruar 5 kg heroine dhe nje sasi lende tjeter narkotike me qellim trafikimi. Gezim Muharremi eshte shpallur ne kerkim nderkombetar nga Interpol Roma me 30 shtator te 2009-s.

Gjithashtu me 28 shkurt te ketij viti ne Selanik Greqi eshte bere i mundur arrestimi me qellim ekstradimi drejt vendit tone i nj tjeter te kerkuari nga policia shqiptare. Policia tha se Leonard Leonidha Kamburi 46 vjec nga Korca eshte arrestuar nga policia helene per llogari te drejtesise shqiptare. Nga te dhena te policise mesohet se Gjykata e Pogradecit me vendimin nr. 74 ne 10 qershor te vitit 2008 e ka denuar me 25 vjet burg per kryerjen e vepres penale te Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal te Republikes se Shqiperise. Per kete ngjarje mesohet se me 6 mars te vitit 1994 ne qender te Korces shtetasi Leonard Kamburi ka vrare me thike shtetasin Blendi Muslli vrasje kjo e ndodhur pas nje grindje mes ketyre dy shtetasve per motive te dobeta.

Te arrestuar

Wolfgang Manfred Schuster 45 vjec nga Augsburgu Gjermani

Gezim Muharremi 43 vjec nga Urosevaci Kosove

Leonard Leonidha Kamburi 46 vjec nga Korca

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›