E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reklama në cepa muresh dhe trungje pemësh

E nëse kjo kulturë vërtetë ka hyrë në Shqipoëri atëherë duhet të tregohet vërtetë dhe kultura tjetër e reaklamimit. Vazhdojnë të mbeten nëpër shtylla apo rrëza muresh postera të tërë vipash, politikanësh, njoftimesh pune, apo matelialesh të ndryshme për shitje. Ky është një problem estetik që në këtë prag zjedh jesh du ket se do të rëndohet akoma dhe më shumë. Posterat do të ngjiten sërisht në mure dhe në pemë. E ndoshta do të shohim këtu dhe vetë fugurat e atyre që kanë Tiranën në dorë. Artistët vazhdojnë të pozojnë në postera të mëdha në majë të pemës, e në fakt më tepër ju intereson të fitojnë ca lekë duke kënduar në pubet që ju bëjnë reklamë sesa të kenë një imazh të plotë dhe të saktë. Nga ana tjetër dhe politikanët me posterat e tyre vazhdojnë të shohin në nodnjë qoshe të rrugës Tiranën e tyre, duke mos preferuar të hiqen prej aty dhe pse zjedhjet po kapin sjedhjet e radhës. Në Tiranë nuk gjen në asnjë ven sinjalistikën e duhur për të ndarë zonat ku mund te ngjitën postera, apo njoftime, apo reklama personale, ashtu sikurse njihet në të gjithë botën e civilizuar. Kjo do te vazhdojë gjatë duket dhe në majën e pemëve, në qoshet e mureve dhe për më tepër tani në fushatën zjedhore qe pritet të fillojë, do të shohim dendur dhe deputët gjithandej. Vallë kush do të ketë dalë më bukur?!

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›