Bumçi:Prioritet i qeverisë,aplikimi për statusin e kandidatin për në BE

Zëdhënësi i Grupit Parlamentar të Partisë Demoktratike,Aldo Bumçi u shpreh se pas hyrjes në NATO, prioriteti i qeverisë do të jetë aplikimi i statusit të kandidatit për në BE."Hyrja në NATO ishtë momenti i rëndësishëm për vendin tonë dhe hapi i radhës është aplikimi për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian", tha Bumçi. Sipas tij, hyrja në NATO në këtë vit tregon qartë se ky mandat i ka shërbyer këtij anëtarësimi, sepse përndryshe anëtarësimi nuk do të ndodhte.Aldo Bumçi theksoi se kërkesa e PD-së që kryebashkiaku Rama të mos japë më leje ndërtimi është minimalja që mund t'i kërkohet."Rama ka thënë prej 9 vjetësh se Tirana duhet të kishte plan rregullues dhe në fakt asgjë nuk është bërë. Sipas Bumçit,plani rregullues nënkupton transparencë në vendimmarrjen e Bashkisë. "Nëse nuk ke plan gjithçka e vendos vetë. Mungesa e planit nuk është pasojë e paaftësisë, por është bërë për të rritur pushtetin e Ramës", tha Bumçi. Sipas zëdhënësi të grupit parlamentar të PD-së është e drejta e parlamentit të kërkojë ngritjen e komisionit hetimor për kryebashkiakur Rama, ndaj dhe deputetët e PD-së e kanë kërkuar këtë gjë. Sipas Bumçit, Edi Rama nuk ka shërbyer si kryetar bashkie që nga koha që u zgjodh kryetar i PS-së. Ai bëri me dije, se për Partinë Demokratike kanë mbetur vetëm 5 degë për të zhvilluar zgjedhjet si Shkodra ,Lezha, Elbasani, dhe tashmë PD-ja është gati për zgjedhje.Bumçi tha se ai ka hyrë në garë për kreun e PD-së së Tiranës dhe dëshiron të jetë fitues i saj.