E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton ligjin për sigurimin e depozitave

Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi edhe disa ligje të tjera të rëndësishme, në mbështetje të neneve 84, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës. Sipas burimeve zyrtare të Presidencës, mes tyre ka ligje mjaft të rëndësishme në fushat ekonomike dhe sociale. Ndër to, janë: Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë; Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8873, datë 29.03.2002 Për sigurimin e depozitave; Për ratifikimin e Marrëveshjes së themelimit të Korporatës Islamike për Zhvillimin e Sektorit Privat; Për miratimin e nivele të tarifës doganore, të ndryshuar" dhe Për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin Europa për qytetarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›