E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta:LSI, mbështjetje të rinjve

Takimi i kreut të LSI-së në qytetin e Korçës është orientuar drejt politikave që LSI-ja do të ndjekë për të rinjtë kur të vijë në pushtet. Lideri i LSI-së, ka premtuar para të rinjve në qytetin e Korçës se LSI do të përpiqet për më shumë vende pune , për një sistem arsimor, i cili do të orientojë të rinjtë drejt një tregu të punës, si dhe deri ne krijimin e terreneve sportive ku ata të kalojnë kohën e lirë.Me sloganin "Rinia në veprim" Meta është ndalur edhe tek pjesëmarrja e të rinjve në politikë duke theksuar se LSI-ja do të veprojë që të rinjtë të kenë sa më shumë hapësira, që të kenë zërat e tyre rinor në parlamentin e ardhshëm dhe të kenë vendin që u takon në qeverisjen e ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›