Bumçi takon Ambasadorin e Palestinës në përfundim të mandatit
TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Aldo Bumçi priti në takim lamtumire Ambasadorin e Shtetit të Palestinës në Tiranë, Z. Issam Massalha me rastin e përfundimit të mandatit në vendin tonë.
Ministri Bumçi e falënderoi Ambasadorin Massalha për veprimtarinë e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Palestinës dhe përshëndeti vendimin e autoriteteve të larta palestineze për rifillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta për paqen me Izraelin, duke theksuar se dialogu i drejtpërdrejtë mes palëve është e vetmja rrugë që çon drejt një paqeje të qëndrueshme ndërmjet dy shteteve.
Ambasadori palestinez i shprehu mirënjohjen Ministrit Bumçi për mbështetjen e palës shqiptare në realizimin me sukses të misionit të tij në vendin tonë. Ai vlerësoi lart miqësinë historike që qëndron ndërmjet popullit palestinez dhe popullit shqiptar, si dhe nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona.
(m.a/BalkanWeb)