Masakra në Vlorë largon pushuesit që planifikojnë bregdetin shqiptar
Maqedoni- Incidenti i vrasjes së trefishtë në bregdetin shqiptar pranë Vlorës ka trembur shumicën e qytetarëve në Maqedoni, të cilët po planifikonin kalimin e pushimeve këtë sezon vere, bën me dije agjensia e lajmeve maqedonase INA.
Sipas artikullit të publikuar, thuhet se një pjesë e agjencive turistike kanë theksuar se kjo ngjarje ndikon në uljen e numrit të turistëve që planifikojnë bregdetin jugor shqiptar, sidomos për shkaqe sigurie dhe pas incidenteve që janë shtuar javëve të fundit, me rritjen e numrit të vrasjeve dhe veprave të tjera kriminale.
Shqetësimi,- shkruan INA, është paraqitur edhe nga qytetarë të zakonshëm, që kanë dënuar aktin makabër të vrasjes së turistëve të pafajshëm që ishin viktima të vrasjes së djeshme në një resort turistik në Vlorë.
“Agjenci turistike maqedonase theksuan sot se ky akt i rëndë kriminal rrezikon skajshmërisht turizmin dhe se shumë prenotime edhe nga qytetarët maqedonas dhe të komuniteteve tjera janë bërë në bregdetin e Vlorës, por edhe në pikat e tjera turistike”,- shkruan INA.
“Apelojmë që shteti shqiptar të ndërhyjë në raste të tilla dhe të godasë krimin, duke krijuar një ambient të sigurt për pushuesit. Këto ngjarje rrënojnë imazhin e bregdetit shqiptar, i cili së fundi është një nga destinacionet që po shënon rritje të interesimit dhe të prenotimeve”, theksoi Darko.S, një pronar agjencie në Shkup për INA-n.
Ngjarja e rëndë tronditi pasditen e djeshme jo vetëem Vlorën, ku humëb jetën aksidentalisht tre viktima që sipas burimeve të policisë nuk ishin në objektivin e autorit të dyshuar. Sakaq që sot, është bërë i mundur edhe identifikimi dhe arrestimi i shtetasit Leo Osmeni si autor i dyshuar i vrasjes së trefishtë.