E Diel, 1 Nëntor 2026

Padi në gjykatë, kërkohet anullimi i ndërtimit të xhamisë së re dhe qendrës tregtare

xhamia-e-namazgjase-kuvendiTiranë- Pas presionit publik për ndalimin e punimeve për ndërtimin e Xhamisë së re në Tiranë, e cila po çon në shkatërrimin e parkut pranë parlamentit, tashmë çështja ka përfunduar në gjykatë. Instituti i Çështjeve Kombëtare INA dhe shoqata për Zhvillim të Qëndrueshem Eracional, i janë drejtuar gjykatës së Tiranës, përmes një padie civile ku kërkojnë pezullimin e punimeve deri në shqyrtimin e plotë të çështjes, e cila sunon pikërish anullimin e lejes së ndërtimit kështu siç është parashikuar projekti. Shoqëria civile kërkon anullimin e vendimit të KRT-së, dt 29.05.2013, i cili jep pikërisht lejen e ndërtimit për xhaminë re në Tiranë.

Dhe, bashkë me xhaminë, edhe për një objekt biznesi, e cila është një qendër tregtare. Ndërkohë, deri në shqyrtimin e plotë të padisë, organizatat e shoqërisë civile kërkojnë pezullimin e punimeve, ndalimin e prerjes së pemëve dhe shkatërrimit të parkut.

Ekspertët e shoqërisë civile që merren me mjedisin kanë mundur të sigurojnë për herë të parë projektin original të objektit që do të ndërtohet në sheshin e Namazgjasë. Dhe, ashtu siç dyshohej, ai nuk do të jetë vetëm një xhami, por një objekt biznesi. Në emër të xhamisë, bashkia ka dhënë leje për ndërtimin aty edhe të një qendre polifunksionale, e cila do të jetë në shërbim të biznesit.

pemet2Parku ku do të ndërtohet xhamia

Ishte pikërisht mungesa e transparencës nga ana e Bashkisë së Tiranës për objektin që do të ndërtohej në parkun e Namazgjasë, ajo që shkaktoi reagimin e shoqërisë civile. Pasi kishte dyshime të forta se bashkë me xhaminë do të ndërtohej edhe një qendër tregtare. Tashmë që dyshimet janë konfirmuar dhe se në parkun që po shkatërrohet në emër të ndërtimit të xhamisë më të madhe në vend, do të ndërtohet mu në qendër të Tiranës, edhe një kompleks tregtar, shoqatat i janë drejtuar gjykatës për pezullimin e lejes së ndërtimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›