E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Ekonomise voton shtyrjen e amnistise fiskale

Akti normativ që e shtynte ligjin e amnistisë fiskale me tre muaj të tjerë, u votua në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa deputetët e opozitës abstenuan. Këta të fundit e cilëseuan sin të paprecedentë, shtyrjen e një ligji të tillë.
Shtyrja amnistisë fiskale erdhi si pasojë e rritjes së fluksit të kërkesave nga individët. Vetëm për muajin dhjetor 2011 llogariteshin mbi 800 mijë kërkesa pranë hipotekes, për rivlerësimin e banesave me çmimin e tregut. Zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj e cilësoi këtë si një nga pikat më të rëndësishme të ligjit, që bëri përfitues mijëra individë.
Megjithatë, deputetët e opozitës kundërshtuan deri në fund vendimin e qeverisë, prej të cilit përfituan më tepër individët se sa bizneset. Kjo edhe për arsyen, se ligji kaloi në krye të herës vetëm me votat e mazhorancës, duke mos përfshirë të gjitha kategoritë e shkeljeve.
Ligji i faljes së detyrimeve tatimore dhe doganore ishte në fuqi deri në 31 dhjetor 2011. Përmes një akti normativ, qeveria vendosi shtyrjen e tij edhe me tre muaj të tjerë, duke çuar afatin përfundimtar të tij deri në 31 mars 2012.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›