Bumci: Aksioni politik i Rames, kunder vizave Rozeta Rapushi
Maxhoranca akuzon Partine Socialiste, se ka ndermarre aksion politik kunder liberalizimit te vizave per shqiptaret. Deputeti demokrat, Aldo Bumci, tha dje se trashegimtaret e Partise se Punes dhe izolimit gjysme shekullor, kane ndermarre nje fushate shpifjesh kunder sigurise se dokumenteve te identitetit, me qellim bllokimin e liberalizimit te vizave. "Nuk ka gje me deshperuese dhe shqetesuese per interesat e vendit, kur shikon se sa poshte ka rene, se ku ka degraduar aksioni politik i Edi Rames, duke ndermarre nje sulm te eger kunder procesit te liberalizmit te vizave. Eshte e trishtueshme te shikosh se si Rama mundohet te mbijetoje jo duke sjelle shprese dhe zhvillim por duke kerkuar fatkeqesi per qytetaret e vendit te tij", tha Bumci. Sipas tij, deklarata per falsifikimin e dokumenteve te identitetit eshte vetem akti i fundit ne perpjekjet e tij 6 mujore te bojkotit dhe protestave per te penguar liberalizimin e vizave dhe procesin e integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian. Ne emer te selise blu, Bumci tha se qendrimi i Rames kunder vizave, nuk mund te jete kurrsesi qendrimi i dhjetera mijera socialisteve apo votuesve te PS-se, qe kane femijet ne emigracion dhe duan te levizin te lire. "Ky nuk mund te jete as qendrimi i Partise Socialiste, ky eshte vetem qendrimi i nje njeriu te vetem qe ka veshur te zezat dhe kerkon lajme te keqija dhe fatkeqesi per qytetaret e vendit te tij", tha Bumci. Sipas tij, qendrime te tilla te Rames, vijne ne nje kohe kur shqiptaret jane fare prane liberalizimit te vizave. demokrati tha se sot Shqiperia eshte me afer se kurre liberalizimit te vizave me vendet e Bashkimit Evropian, fale nje pune kolosale qe beri qeveria per dokumentet e identitetit, sigurise se kufijve dhe luftes kunder krimit dhe korrupsionit. "Deklarimet e zyrtareve me te larte te Bashkimit Evropian, vendeve anetare dhe Rezoluta e Parlamentit Evropian qe kerkon pershpejtimin e procesit te liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare, jane tregues shume te qarte te vleresimit dhe vullnetit pozitiv qe ekziston ndaj Shqiperise", vijoi Bumci. Sipas tij, izolimi i tmerrshem dhe varferia e skajshme qe la komunizmi ne fillim te viteve 90-te prodhoi nje vale te te tille emigrimi te pakrahasueshme per nga perqindja e popullsise me asnje vend tjeter te Evropes lindore.