Withers: Presione politike ndaj kryeprokurores Rama

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama është ndeshur me presione politike. Kështu ka deklaruar ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers teksa ka folur për punën e Ramës.
Ambasadori theksoi se shtypi ka shkruar artikuj kritikë ndaj kryeprokurores edhe pse ka bërë detyrën e saj.
Ambasadori i SHBA-së theksoi se Prokurorja e Përgjithshme ka pasur pengesa edhe në lidhje me imunitetin, për të anuar nga njëra palë. Withers ka vlerësuar se Rama ka punuar me përkushtim, pavarësisht shumë vështirësive.