E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nismat e PS-së diskutohen sot në Komisionin e Ligjeve

Dy nismat e kësaj partie do të diskutohen deri më 16 Mars, ndërkohë që më 18 Mars, nëse do të kalojnë këto ligje në komision, atëherë pritet miratimi në Parlament.

Megjithëse nuk duket shumë optimiste se këto ligje do të kalojnë, për opozitën kjo do të thotë se kriza nuk do të zgjidhet. Mbledhjen e komisionit të Ligjeve unë e pres si një histori procedurale, por nuk besoj se aty do të zhvillohet ndonjë vendimmarrje e rëndësishme, të paktën bazuar mbi informacionin që kam për momentin. Në planin personal jam shumë pesimist. Maxhoranca e këtij komisioni do të zbatojë vendimmarrjen politike, e cila është shprehur fillimisht nga kryeministri Berisha dhe pastaj nga përfaqësues të tjerë të PD-së”, deklaroi dje për mediat deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko.

Nisma e parë, ka të bëjë me disa ndryshime në ligjin për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Propozimi i PS-së, thotë: “në rastet kur objekti i hetimit lidhet me çështje të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin ose për qeverisjen vendore dhe në shërbim të hetimeve mbi çështjet, shumica e anëtarëve të komisionit mund të vendosë hapjen e një apo disa kutive të materialeve zgjedhore për të këqyrur, hetuar ose publikuar një apo disa nga dokumentet zgjedhore dhe/ose hapjen e një apo disa kutive të fletëve të votimit, duke kryer rinumërimin e tyre për efekt të verifikimit të problemeve të mundshme, të evidentuara gjatë procesit të pasqyrimit të rezultatit të numërimit të votave në tabelat përkatëse të rezultateve”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›