Statuti i ri, PS nis ndryshimet
07/03/2010 Libri i rregullave partiake, ndërhyrje në strukturat vendore dhe qendrore
Grupi i punës, drafti paraprak në periudhën prill-maj
Kupola rozë rimerr ndryshimet në “kushtetutën” e saj, duke u përqendruar në tri drejtime kryesore. Grupi i punës pranë Partisë Socialiste, i ngritur për ndryshimet në statut, ka vendosur të ndajë procesin në momentet më kyçe, duke synuar kështu në ndërhyrjen dhe përmirësimin e mëtejshëm të librit të rregullave partiake. Kështu, burime pranë selisë rozë bënë me dije se gjatë ditës së djeshme anëtarët e grupit të punës për ndryshimet në statut vendosën që të ndahen në tri nëngrupe, ku secili prej tyre të realizojë detyrat përkatëse, me qëllim hartimin e një drafti paraprak mbi një proces të tillë.
Takimi
Ndërkohë që paraprakisht ky grup pune u njoh me raportin përfundimtar të të gjitha mendimeve të përthithura nga anëtarësia e Partisë Socialiste, pas përgjigjeve që kjo e fundit i dha pyetësorit të shpërndarë nga kupola rozë për ndryshimet në statut. Në këtë mënyrë, pas njohjes me të gjitha këto mendime, grupi i punës për ndryshimet në statut, në mbledhjen e djeshme, pas ndarjes në tri nëngrupe, dha dhe orientimet paraprake në të cilat do të përqendrohet e gjithë puna gjatë kësaj periudhe. Kësisoj, një nëngrup do të përqendrohet te ndryshimet apo përmirësimet e dispozitave të përgjithshme të statutit, ndërkohë që nëngrupi i dytë te strukturat organizative të partisë në nivel vendor. Sa i takon nëngrupit të tretë, puna e tij do të fokusohet në ndryshimet apo ndërhyrjet në organet drejtuese qendrore. Në këtë mënyrë, pritet që në valën e ndryshimeve sa i takon si organizimit, dhe funksionimit të partisë, të përfshihen si strukturat drejtuese në bazë, ashtu dhe ato në qendër. Njëkohësisht, këto ndryshime pritet të prekin dhe mënyrën se si do të zgjidhen përfaqësuesit e forumeve drejtuese të kampit rozë, kjo nisur nga vetë elementët e statutit ku lidershipi socialist ka zgjedhur që të ndërhyhet.
Oponenca kolektive
Gjatë takimit që zhvilloi dje, grupi i punës për ndryshimet në statut u njoh në raportin përfundimtar të të gjitha mendimeve të anëtarësisë dhe me opinionet e kësaj të fundit mbi oponencën kolektive. Pra, me mendimin e përfshirjes apo jo të kësaj oponence në statutin e ri të Partisë Socialiste. Kështu, nga ky raport mësohet se mbi 70 për qind e opinioneve të anëtarësisë socialiste kanë qenë kundër përfshirjes së oponencës kolektive në statutin e ri të partisë. Por, megjithëse ekziston një mendim i tillë, burime pranë grupit të punës për ndryshimet në statut bënë me dije se ky propozim do të rimerret në diskutim, pavarësisht rezultatit të sondazhit brenda radhëve socialiste. Ndërkohë që ky grup pune, në përfundim të gjithë procesit do të hartojë një draft paraprak, proces ky që pritet të përfundojë në periudhën prill-maj, i cili do t’u kalojë për dijeni strukturave drejtuese në bazë. Më pas drafti përfundimtar do të kalojë për miratim në forumet më të larta vendimmarrëse të PS-së. Në këtë mënyrë, pritet që të shtyhen në kohë si mbledhja e asamblesë kombëtare, e parashikuar në mars, ashtu dhe kongresi i parashikuar në prill, për shkak të zgjatjes së procesit të ndryshimeve në statut dhe të hartimit të programit politik të PS-së.
Strukturat në nivel vendor
Neni 13 Organizata Socialiste
Neni 14 Detyrat kryesore të Organizatës Socialiste
Neni 15 Asambleja Socialiste e bashkisë/komunës, përbërja, funksionimi
Neni 16 Detyrat kryesore të AS të bashkisë/komunës
Neni 17 Kryetari i Partisë i bashkisë/komunës
Neni 18 Këshilli Socialist i rrethit
Neni 19 Konferenca Socialiste e qarkut
Organet drejtuese qendrore
Neni 21 Kongresi i Partisë
Neni 22 Delegatët e Kongresit të PSSH
Neni 23 Kompetencat e Kongresit të PSSH
Neni 24 Asambleja Kombëtare e PSSH, përbërja
Neni 25 Funksionimi i Asamblesë Kombëtare
Neni 26 Detyrat e Asamblesë Kombëtare
Neni 27 Kryesia e PSSH
Neni 28 Kryetari i PSSH
Neni 29 Sekretariati Ekzekutiv i PSSH
Neni 30 Komisioni i Garancive Statutore i PSSH (KGS)
Neni 31 Komisioni i Zgjedhjeve i Partisë (KZP)
Neni 32 Fondacioni “Q. Stafa”
Neni 33 Bordi i Komunikimit dhe Dialogut qytetar
Kreu socialist flet për krizën në vend
Rama: Berisha fsheh të vërtetën
“Ky sistem po kalbëzohet me shpejtësi, sepse themelet janë të kalbura”
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, shigjetoi ashpër qeverinë “Berisha”, lidhur me gjendjen e rëndë ekonomike. Në vlerësimin e kreut socialist, Qeveria dhe Kryeministri i saj jo vetëm që po keqmenaxhojnë financat, por po përpiqen të fshehin krizën ekonomike në të cilën ndodhet vendi. “Rëndesa e ekonomisë vjen edhe si rezultat i deformimit të rëndë të vullnetit të qytetarëve. Faturat e energjisë, nxjerrja në pah sistematikisht e një mali falsifikimesh në Orikum, refuzimi për t’i trajtuar minatorët si njerëz, pavarësisht se sa u plotësohen kërkesat, janë 3 çështje të javës, që tregojnë në fakt të njëjtën gjë: se ajo që qëndron e fshehur në kutitë e 28 qershorit të marra peng, nuk është fare se kush ka të drejtë, por është në fakt cilësia e qeverisjes dhe vlera e demokracisë në Shqipëri”, vuri në dukje Rama, gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar dje me gazetarë. Kështu, në argumentet mbi krizën e gjithanshme që ka përfshirë vendin, kryetari i PS-së vlerësoi se “kjo situatë është krijuar në kushtet e mungesës së plotë të transparencës dhe në rrugët e gabuara vendi do kolapsojë dhe nuk do të jetë në gjendje të vetëfrenohet përpara një krize që e ka përfshirë”. Sipas tij, kriza ekonomike po thellohet. Për këtë arsye, Rama akuzoi se “Berisha po fsheh të dhënat, siç ka fshehur dhe po fsheh kutitë rrëqethëse të 28 qershorit. Ajo që po del në dritë të diellit nga hapja e kutive të Ruzhdies është simetrike me atë që do të dalë nga kutia e ekonomisë shqiptare”. Madje, në këtë kontekst, kreu Rama shtoi se “ky është një sistem që po shkon duke u kalbëzuar me shpejtësi, sepse themelet janë të kalbura”.
Sqarimi
“Duam që transparencën ta shohim të lidhur, sepse është e lidhur me çështjen e cilësisë e qeverisjes, është e lidhur me krizën ekonomike që shkon duke u rënduar në mungesë transparence. Shqiptarëve u ofrohen shifra të rreme, u ofrohen të dhëna të rreme, u ofrohen perspektiva të rreme. Ky është realiteti dhe prandaj ato kutitë e votimit dhe ajo transparenca e shumëkërkuar prej nesh është themelore, jo për të ndarë kush ka të drejtë mes PS-së e PD-së, por për të ndarë Shqipërinë nga një epokë e deformimit dhe kontestimit të zgjedhjeve, nga një epokë e ndërhyrjes në procesin zgjedhor, për të ricikluar pushtetin”.
Deklarata e Beqjas
“Berisha manipulon të dhënat zyrtare”
Deputeti i PS-së, Ilir Beqja, u ndal dje në të dhënat e realizimit faktik të buxhetit të vitit 2009. Sipas tij, të hyrat në buxhetin e shtetit janë rritur vetëm 2.7 % kundrejt vitit 2008, duke shënuar rekordin historik më të keq në 10 vjetët e fundit. “Të hyrat publike janë realizuar 11 % më pak se plani fillestar, duke krijuar një deficit 357 milionë dollarë. Kjo është dëshmia më e qartë se buxheti fillestar ishte një mashtrim i madh që do t’i paraprinte krimit elektoral të 28 qershorit”, vlerësoi, Beqja gjatë deklaratës së tij. Në konstatimin e deputetit socialist, të dhënat e të hyrave fiskale provojnë se ekonomia shqiptare është në krizë, ashtu siç e ka paralajmëruar prej 1 viti Partia Socialiste. “Krizën e ndiejnë sipërmarrjet shqiptare, e ndien biznesi i vogël, e ndiejnë më së shumti familjet shqiptare. Kriza është ulur këmbëkryq, por ç’është më e keqja, Sali Berisha vazhdon ta fshehë e të mashtrojë me të dhënat zyrtare. Për Partinë Socialiste, kriza ekonomike nuk lidhet me asnjë koniunkturë ndërkombëtare, por me politikat e gabuara ekonomike të 4 vjetëve të fundit”, u shpreh Beqja. Madje, sipas tij, për Partinë Socialiste fshehja e krizës është më e rëndë se vetë kriza. Për këtë arsye, deputeti socialist, në emër të partisë që ai përfaqëson, deklaroi se “i kërkojmë Kryeministrit të “Ruzhdies” të heqë dorë nga fshehja e krizës dhe nga mashtrimi me të dhënat zyrtare, sepse kështu po vë në rrezik sovranitetin e vendit”. Në të dhënat që ai publikoi gjatë deklaratës për shtyp, Beqaj veçoi se “fitimet e kompanive shqiptare në vitin 2009 janë 5.3 % më të ulëta se në vitin 2008. Po kështu, të ardhurat e biznesit të vogël në vitin 2009 janë 3.8 % më të ulëta se në vitin 2008. Të ardhurat e tatimit mbi vlerën e shtuar në vitin 2009 janë vetëm 2.7 % më të larta se në vitin 2008. Kjo rritje zgjerohet vetëm nga rritja e inflacionit, duke dëshmuar se në Shqipëri nuk ka rritje reale të ekonomisë”.