E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pronat, kthim e kompensim te shpejte"

Kryeministri Berisha premtoi diten e djeshme se procesi i kthimit dhe kompensimit te pronave do te merrte nje dimension te ri ne muajt e ardhshem. Keshtu gjate vizites qe kreu i qeverise zhvilloi ne ekspoziten "Biodiversiteti ne art", Berisha u pergjigj interesimit te medieve edhe per kete proces.

"Une mendoj dhe per kete kam nje perkushtim te madh se procesi i kthimit dhe kompensimit te pronave te marre nje dimension te ri gjate muajve qe vijne", deklaroi Berisha per mediat, duke theksuar se ishte i vendosur per te mbeshtetur kete proces. Por, sipas Kryeministrit Berisha, asgje nuk mund te behet ne nje kohe shume te shkurter dhe e prere me thike pasi kthimi dhe kompensimi i pronave ishte nje reforme e rendesishme.

"Te mendosh se Roma u ndertua ne nje dite eshte jorealiste, por te injorosh faktet e medha eshte absolutisht kunder produktive. Asgje nuk behet e prere me thike, sepse nuk jane te tilla demokracite. Demokracite jane sisteme reformash. Por perpjekja jone nuk do te reshte para asnje veshtiresie per te shtyre perpara kete proces", theksoi kreu i qeverise, Berisha. Gjate vizites se tij ne ekspozite, kreu i qeverise shmangu edhe komentet per shkarkimin e dy diteve me pare te drejtorit te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Besnik Maho. Duke mos i dhene pergjigje pyetjes per shkarkimin e tij, Berisha theksoi se ky proces do te merrte nje dimension te ri me mbeshtetjen e qeverise. Pak dite me pare ne nje mbledhje te grupit parlamentare te PD-se, kryeministri Berisha kerkoi nga deputetet e tij qe te bashkepunonin ngushte me republikanet ne lidhje me permiresimin e ligjit te legalizimeve.

F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›