Beqja: Mashtrim me pensionet e pagat
"I kujtojme Kryeministrit dhe klanit te ministrave te tij, se mos indeksimi per muajt maj e qershor eshte nje vjedhje e paster qeveritare". Nje qendrim i tille erdhi nga selia roze, pas deklarates se dy diteve me pare te Kryeministrit Berisha, i cili paralajmeroi indeksimin e pagave me 1 korrik. Ndalur ne kete ceshtje, nensekretari i programit politik te PS-se, Ilir Beqja, ne emer te kesaj partie, i beri thirrje Kryeministrit Berisha te indeksoje pensionet e moshes se trete ashtu sic ka premtuar. "I kujtojme te vetequajturit "Sali Premtimmbajtesi" se, pasi ka konsumuar me shume se 2/3 e mandatit te tij, per pensionistet e qytetit nuk ka realizuar as 1/4 e premtimit te programit qeveritar per dyfishimin e pensioneve", u shpreh Beqja gjate nje komunikimi me mediat. Njekohesisht, duke ironizuar, nensekretari socialist terhoqi vemendjen e kreut te ekzekutivit se "midis pensionisteve dhe pensionisteve te Shqiperise ka edhe 64-vjecare. I kerkojme Sali Berishes qe, te pakten, te mos tallet me bashkemoshataret e tij". Po keshtu, ndalur ne te dhenat zyrtare te INSTAT-it dhe percaktimeve te vendimit 61, te 1 shkurt 2006, Beqja i kujto Kryeministrit se "inflacioni i pensionisteve eshte 6.3% ne muajin mars dhe 6.2% ne muajin prill. O.XH