E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqësore e “shëmtuar”, Brazili mund Argjentinën

BRAZIL- Më në fund Brazili i Mano Menezes ka arritur të mundë një skuadër të madhe të futbollit botëror. Pesë herë kampionët e botës fituan 3-0 ndaj Argjentinës, duke çuar në shtëpi trofeun e Superklasikeve të Amerikës, një edicion moder i Coppa Roca. Ndeshja e zhvilluar sot në orët e para të mëngjesit ka përfunduar 2-0 për skuadrën Seleçao, ndërsa takimi i dy javëve më parë në Argjentinë, 0-0. Dy skuadrat, sidomos ajo e teknikut Sabela, kanë zbritur në fushë pa shumë yje dhe vetëm me të grumbulluar në kampionatet respektive të të dy vendeve. Brazili gjithsesi ka arritur të fitojë, falë dy golave të shënuar në pjesën e dytë nga fantazisti i San Paolos Lukas si edhe talenti i Santosit, Nejmar. Në fushë ka qenë edhe Ronaldinjo, që këtë herë ka mbajtur shiritin e kapitenit. Ky kompeticion nuk njihet nga FIFA, por për dy vendet ka shumë vlerë, duke parë rivalitetin e madh mes tyre. Gjithsesi, ndeshja ka qenë një shëmti e vërtetë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›