E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Laurentis: Në Champions dua një finale ndaj Interit

ITALI- Ëndërroj një finale të Champions League kundër Interit. Aurelio De Laurentis nuk i vendos limite Napolit të tij, pas fitores 2-0 ndaj Vilarealit në Ligën e Kampioneve. “Me skuadrat e mëdha ekzaltohemi, sepse ato na përballojnë në fushë të hapur dhe na lënë të luajmë”, argumentoi kreu i klubit napoletan. Të shtunën në mbrëmje Napoli i Maxarrit do të ndeshet me Interin në “San Siro”, në një ndeshje që De Laurentis e sheh me shumë optimizëm. “Ne jemi të mëdhenj me të mëdhenjtë, sepse kampionët na ekzaltojnë. Skuadrat e mëdha luajnë hapur, ndërsa ato provinciale rrinë mbrapa dhe të vënë në vështirësi. Interi? Ka rigjetur rrugën e duhur me Ranierin, por unë beson më shumë te Laveci, Hamshik apo Zuniga. Më vjen keq vetëm për Kavanin”, tha ai. Ndërkohë, në kampin e Interit, Xhampaolo Pacini rrezikon të jetë mungesa e madhe në ndeshjen e së shtunës në “San Siro”. Sulmuesi zikaltër ka pësuar një dëmtim në kavilje, por vetë ai ka deklaruar se nuk dëshiron ta humbasë këtë përballje. “Nesër do të vesh këpucët dhe nëse kam dhimbje nuk do të luaj. Me Napolin është një ndeshje e vështirë, të gjithë duam të jemi”, tha Pacini.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›