Del Piero: Ndaj Milanit, një ndeshje historike
ITALI- Juventus-Milan do të jetë kryefjala e kësaj jave në Serinë A, një ndeshje që do të mbyllë javën e pestë të dielën në mbrëmje. Përballë do të jenë dy prej skuadrave më të mëdha të Italisë, ndërsa në fushë shumë “ish” futbollistë, që në vitet e fundit kanë veshur fanelat e dy klubeve.
Për legjendën bardhezi Alesandro Del Piero, Juve-Milan është më shumë se një ndeshje normale, ndonëse këtë herë nuk duket aq shumë decizive. “Ka shumë rivalitete që kam njohur në karrierë, por si sfidë të madhe është e vështirë të gjesh një që të krahasohet me Milanin gjatë 18 viteve që unë kam qenë në Torino”, deklaroi kapiteni bardhezi.
Por, sipas Del Pieros, kjo ndeshje këtë herë nuk do të vendosë shumë. “Është shumë shpejt, jemi vetëm në fillim të kampionatit. Sido që të shkojë, rruga është ende shumë e gjatë”, tha ai. Por, Del Piero e di mirë, se ndeshje si këto me Milanin ndihmojnë ekipin të bëjë hapin e madh, sidomos në mentalitet. “Në këtë sfidë do të gjejmë klimën e majave të renditjes, që do të shënojë një etapë të rëndësishmë në ecurinë tonë dhe të Milanit. Është ndeshja e parë historike që luajmë në stadiumin tonë të ri, përpara tifozëve tanë. Jam i elektrizuar nga atmosfera që na pret të dielën”, tha Del Piero. Për trajnerin e kombëtares italiane Çezare Prandeli, Juventusi i këtij viti ka ndryshuar shumë në karakter.
“Përballet skuadra kampione në fuqi me një tjetër, që po kërkon lojën e saj bindëse. Nga ana e karakterit, Juve e këtij viti nuk është prapa asnjë skuadre, kështu që do të jetë një sfidë shumë interesante për t’u ndjekur”, deklaroi Prandeli. Në krahun tjetër, trajneri i Milanit Masimiliano Alegri do të ketë të gatshëm Kevin Prins Boateng për këtë takim, ndërkohë që ka rikuperuar plotësisht Zllatan Ibrahimoviç.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)