Bumci Prokuroria instrument politik ne duart e opozites

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi gjatë një interviste në ABC Neës ngriti akuza ndaj Institucionit të Prokurorisë që sipas tij është një instrument në duart e Ina Ramës. Bumçi tha se ende nuk janë kryer hetimet e sakta ëpr ngjarjet e 21 janarit, ndërsa theksoi se gjithçka ka qenë e organizuar nga fillimi deri në fund për të marrë pushtetinj me dhunë. Edhe deklarat e bëra nga ramna dhe drejtuesit e tjerë të opozitës kanë nxitur dhunë. “Rama një natë para 21 janarit tha se Sali Berisha do ecë mbi të vdekurit”- deklaroi Bumçi. Në Tiranë më 21 janar mbizotrëronte terrori. Ne kemi këkruar që në fillim që të hetohet gjithçka për këtë ngjarje me saktësi tha Bumçi
Ndërsa duke iu referuar Videos Meta-Prifti Bumçi tha se në këtë video janë bërë ndërhyrje të shumta.
Ndërkaq Ministri Aldo Bumçi gjatë intervistës foli edhe për vizitën në Kosovë në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Sipas tij shqiptarët duhet të përfaqësohen në një aktivitet dinjitoz për 100 vjetorin e Pavarësisë. Do hapen ekspozita për flamurin edhe në Kosovë, pasi edhe atje ka dokumenta dhe të dhëna dhe Kosova është pjesë e rëndësishme e kremtimeve për shkak të kontributit dhe hapave vendimtarë të saj për pavarësinë e Shqipërisë. Ministri Bumçi theksoi se Shqipëria ka parashikuar fondet për 100 vjetorin e Pavarësisë, ndërsa do ketë edhe mbështetje të përbashkëta të këtyre aktiviteteve. “Kosova dhe Shqipëria janë një komb i vetëm me një gjuhë të përbashkët,” -tha ai, ndërsa theksoi se në këtë Jubile duhet të nderojmë jo vetëm figurat e së kaluarës, por duhet të shohim përpara, pasi të paktën gjysma e shqiptarëve ndodhen jashtë trojeve të tyre në Europë, SHBA dhe Turqi dhe duke qenë se Diaspora është një element i rëndësishëm, duhet të hapet një zyrë e përbashkët e përfaqësimit kulturor në diasporë.
Gjithashtu gjatë bisedës në ABC Neës Ministri Bumçi foli edhe për numrin e lartë të turistëve në Shqipëri gjatë 2011-ës. Kështu sipas tij gjatë këtij viti në Shqipëri kanë hyrë shumë turistë nga rajoni dhe të huaj, ku një pjesë e tyre, sipas ministrit ka ardhur në Shqipëri edhe për kujdesin shëndetësor dhe për të marrë shërbim në klinikat tona private.
Bumçi theksoi se vendi ynë ka të gjitha potencialet turistike për të tërhequr turistët, si parqet arkeologjike, muzetë, kalatë dhe monumentet e Kulturës, ndërsa një interes i veçantë për turistët përbën turizmi malor si Thethi dhe Valbona, që sipas tij ky lloj turizmi sjell edhe rritje të ekonomisë.
Bumçi tha se dikasteri që ai drejton ka shpallur nismën për dhënien me koncension të monumentev