PS: Do ti shkojmë deri në fund të vërtetës së 21 janarit
Partia Socialiste nuk do te lejoje te mos i shkohet deri ne fund te vertetes se 21 janarit. Nenkryetari i grupit Socialist Saimir Tahiri ne nje interviste per AS, jep detaje te qendrimit politik te forces me te madhe opozitare pas rrjedhes se hetimit per 21 janarin. Duke pasur parasysh se ky vit perkon edhe me zgjedhjen e presidentit, Tahiri thote se PS nuk do te lejoje qe institucionet e pavarura te uzurpohen nga mazhoranca.
Ne sot presim vetëm që prokuroria dhe drejtësia në Shqipëri të bëjnë drejtësi. Të bëjë drejtësi do të thotë ti shkoj deri në fund këtij skenari tragjik për të vrarë protestuesit përpara kryeministrisë. Nuk kemi ndërmend të lejojmë që as e vërteta e 21 Janarit të mos zbardhet, as që institucionet e pavarura kushtetuese të bien në nënshtrimin vetëm që ky të vazhdojë me korrupsionin e fshehjen e së vërtetës për 21 Janarin. Këtu kam parasysh parlamentin dhe çdo produkt që vjen nga parlamenti- tha Tahiri.
Per zhvillimet brenda partise, pas debatit qe hapi vendimi i asamblese per rishperndarjen e anetareve kryesise ne qarqe, Tahiri thote se kjo eshte praktike e 20 vjeteve PS. Ka 20 vjet që kryesia e PS delegohet në zona të ndryshme të Shqipërisë. Ky vendim është i detyrueshëm për të gjithë- tha Tahiri.
Tahiri qe aktualisht mban si i komanduar postin e kreut te deges se Tiranes, thote se nuk ka asnje shkelje statutore mos mbajtjes se zgjedhjeve te disa njesi.
Zgjedhjet në të gjitha njësitë ku nuk janë zhvilluar zgjedhjet për kryetar të PS në degët e PS do të bëhen brenda afatit të përcaktuar dhe në kalendarin që miratuam sëfundmi në Asamblenë Kombëtare.Kryesia e PS do të mblidhet për të përcaktuar datën kur do zhvillohen zgjedhjet dhe ky proces është në rrugë institucionale dhe statutore dhe këtu nuk shoh asnjë shqetësim- tha Tahiri.