E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gare e forte mes republikaneve Romney dhe Gingrich

Dy kryesuesit e garës nga e cila përzgjidhet se kush do të përballet me presidentin Obama në nëntor, zhvilluan fushata në Floridë të shtunën.
Romney, një investitor multimilioner dhe ish-guvernatori i Massachusetts, kryeson garën në anketat e fundit. Ai tha se fushata e tij po gjen nxitje mes votuesve.
Sondazhet e fundit tregojnë se Romni gëzon 41 për qind të mbështetjes nga republikanët në Florida dhe tetë pikë avantazh ndaj Gingrich.
Gingrich po ashtu zhvilloi fushatë në Florida. Ai thotë se votuesit i kanë thënë atij se duan një republikan konservator të sfidojë Obamën në zgjedhjet presidenciale:
Ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve e mori mbështetjen të shtunën nga një ish rival, manjati i industrisë së picave Herman Cain. Ky i fundit i dha fund garës në fillim të dhjetorit pasi u akuzua për ngacmime seksuale dhe mardhënie jashtëmartesore.
Ndërkohë, dy kandidatët e tjerë, ish senatori Rick Santorium dhe kongresmeni Ron Paul po zvarriten në garë me një diferencë të madhe, ndërkohë që Florida do të votojë të martën për kandidatët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›