E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi: Rama manipuloi për mbledhjen e ndihmave për zonat e përmbytura

Tiranë, 16 janar NOA Deputeti i Partisë
Demokratike, Aldo Bumçi ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së
cilës ka akuzuar kreun e bashkisë së Tiranës, Edi Rama se ka kryer manipulime për
mbledhjen e ndihmave për zonat e përmbytura.

Edvin Kristaq Rama që po manipulon në çdo orë
dhe ditë fatkeqësinë natyrore në Shkodër nxori dje lakuriq para shqiptarëve
shpirtin e tij të zi dhe urrejtjen e trashëguar nga etërit e tij historik dhe
biologjik për Shkodrën deklaroi Bumçi.

Sipas tij, Rama ka urdhëruar këshilltarët e
tij në këshillin e bashkisë së Tiranës të mos votojnë për një ndihmë në
emergjencë ndaj qytetit të Shkodrës.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›