Topalli: Plotësuam kërkesën e PS-së për seancën e jashtëzakonshme të hënën

Tiranë, 16 janar NOA - Pas mbledhjes së
Konferencës së Kryetarëve, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi sot
para gazetarëve se u zbatua kërkesa e deputetëve të opozitës për të pasur ditën
e hënë një seancë të jashtëzakonshme për emergjencën në Shkodër.
Kryetarja e Kuvendit: Konferenca e
Kryetarëve, pas kërkesës së deputeteve të opozitës për të pasur ditën e hënë
një seancë të jashtëzakonshme për emergjencën në Shkodër vendosi që ti japë të
gjitha hapësirat dhe ti përgjigjet pozitivisht. Është e vërtetë që mazhoranca
ka qenë 24 orë në 24 orë në Shkodër.
Opozita ndryshe nga mazhoranca bëri një
kërkesë, në mënyrë të veçantë deputetët e Qarkut të Shkodrës, por edhe deputetët
e qarqeve të tjera dhe, konferenca sot vendosi ti përgjigjet pozitivisht kësaj
kërkese duke afruar seancën e parë të parashikuar për ditën e enjte, në ditën e
hënë dhe të ketë në rendin e ditës vetëm çështjen e situatës së emergjencës
civile në qarkun e Shkodrës tha Topalli.
Topalli saktësoi se kërkesa e opozitës për një
seancë të jashtëzakonshme ka qenë publike dhe jo me letër.
Ndërkohë që pyetjes së gazetarëve se deputetja
e PS, Arta Dade ka komentuar dje iniciativën e Topallit tuaj për ti dërguar
çdo deputeti socialist letër ku i kërkohet të vijnë në Parlament, duke e
konsideruar këtë një nismë të gabuar pasi ajo mendon se duhet të ketë një rrugë
institucionale për të komunikuar me ta dhe jo personale Kryetarja
e Kuvendit iu përgjigj: Komunikimi im përmes letrës ka qenë një komunikim
institucional, përderisa ka qenë për në Parlament. Nuk ka qenë ftesë as për
cirkun e Tiranës, as për në Klubin e Rrenave. Çështja e mandateve është çështje
e deputetëve.
Nuk është çështje e subjekteve politike.
Betimi është individual, vota është individuale, mandati i deputetit është
personal dhe detyrimi i tyre, duke qenë kushtetues, është që ta ushtrojnë këtë
mandat.
Ndërsa pyetjes se nëse ju shkojnë kot të
gjitha këto përpjekje pasi zoti Rama ka deklaruar mbrëmë se përsëri ne nuk
hyjmë në Parlament pa u hapur kutitë?
Topalli tha se Parlamenti është i deputetëve
dhe ne iu përgjigjëm kërkesës së deputetëve. Është kushtetuese, është ligjore,
është njerëzore. Unë jam Kryetare e Parlamentit, unë komunikoj me deputetët me
secilin prej tyre. Detyra ime ishte që të ftoja Konferencën e Kryetarëve dhe
unë falënderoj Konferencën që vendosi ti japë një përgjigje pozitive kërkesës
së deputetëve të opozitës për një seancë të jashtëzakonshme.
k.k/NOA