E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumci Shifrat e turizmit per kete vit jane mbreselenese

Ministri i Turizmit, Aldo Bumçi, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se statistikat e turizmit për 8-mujorin e parë të këtij viti janë mbresëlënëse.

Numri i turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar për këtë vit është plot 3 milion.

Vendin e parë e zënë shtetasit e huaj me 2 milion e 120 mijë vizitorë dhe 870 mijë vizitorë janë shtetas shqiptarë rezidentë në vendet e huaja.

Ajo ç’ka është mjaft pozitive është rritja e numrit të vizitorëve europianë rreth 300 mijë turistë të huaj më shumë krahas me një vit më parë.

Rritja e këtyre shifrave vjen si rezultat i përmirësimit të infrastrukturës dhe investimeve të mëdha që ka bërë qeveria shqiptare.

Ministri i Turizmit, Bumçi theksoi se prioritet i ministrisë është edhe turizmi kulturor dhe ai malor, pasi interesi i të huajve ka qenë maksimal për të dyja këto sfera.

Pasi Thethi ka shënuar 10 mijë netë fjetje dhe në Butrint numri i vizitorëve është dyfishuar.

Prioritetet e qeverisë shqiptare është që turizmi të shndërrohet nga potencial në industri.

E ku turizmi të shtrihet jo vetëm në pikun e sezonit turistik korrik-gusht , por përgjatë gjithë vitit, pasi Shqipëria gëzon potenciale të mëdha turistike dhe kulturore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›