Bulqizë, 15-vjecari terrorizon me armë bashkëmoshatarët
BULQIZË- Një 15-vjecar ka terrorizuar për disa minuta fëmijet e shkollës 9-vjecare në fshatin Shupenz të Bulqizës.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme. Sipas policisë 15-vjecari me iniciale F.K ka mundur të hyjë në oborrin e shkollës i armatosur me armë zjarri dhe më pas ka gjuajtur fillimisht në toke e më pas në ajër, duke ngjallur panik tek nxënësit dhe mësuesit e shkollës.
Policia ka mundur të ndërhyjë në kohë, duke arrestuar 15-vjecarin dhe duke shmangur kështu ndonjë tragjedi të mundshme. Sipas policisë, autori i ngjarjes nuk njihej për problematik, ndërkohë që dyshohet se në momentin kur ka ndodhur ngjarja ai të ketë qenë në gjendje depresioni.
15-vjecari mësohet se jetonte me gjyshërit e tij pas divorcit të prindërve, të cilët janë rimartuar. Menjëherë pas ngjarjes prindërit kanë larguar fëmijet e tyre nga shkolla, duke sjellë ndërprerjen e procesit të mësimit për diten e sotme.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)