E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi ndaj Metës, 3 ekspertë verifikim video-përgjimit

TIRANE-Gjykata e Lartë caktoi sot tre ekspertë të rinj të cilët do të verifikojnë video-përgjimin Meta-Prifti.
Dy petagogët e informatikës dhe elektronikës Ardian Pollo dhe Ermal Beqiri dhe Artur Rrahmani janë caktuar nga gjykata të bëjnë riekspertimin e video-përgjimit ndaj ish-zëvendëskryeministrit Meta.
Me heret u caktua specialisti i qendrës shkencore të shkëmbimit të informacionit Dritan Zoto ne treshen e eksperteve, por prokurori i çështjes ka kundërshtuar emërimin e pedagogut Zoto në verifikimin e videos me arsyetimin se ai kishte folur në media në lidhje me këtë çështje.
Kolegji Penal i kryesuar nga Ardian Dvorani me pas zevendesoi Zoton me Rrahmanin.
Prokuroria kerkoi qe pjese e eksperteve te behej dhe nje ekspert amerikan, pasi ai kishte marre dhe me pare pjese ne ekspertizat e videove pergjimeve dhe ishte i specializuar mire ne kete fushe. Por Gjykata e Larte argumentoi qe ne fillim me videon te punojne ekspertet shqiptare dhe me pas nese do duhet nderhyrje do shtohet dhe nje eksperte amerikan.
Gjithashtu kundërshtime ka pasur edhe nga avokati i Metës i cili ka kërkuar që për verifikimin e videos të merrej një ekspert italian.

Emërimi i ekspertëve të rinj që do të verifikojnë videoregjistrimin, erdhi pas dy ekspertimeve të shfuqizuara të specialistëve amerikanë dhe anglezë.

Ri-ekspertimi i video-përgjimit ndaj Metës u vendos disa seanca më parë, kur Gjykata e Lartë shpalli të pavlefshëm akt-ekspertimet e kryera nga dy ekspertët të huaj lidhur me këtë video që ishte kërkuar nga prokuroria shqiptare.

Kreu i LSI-së Ilir Meta është vënë nën akuzën për korrupsion nga Prokuroria e Përgjithshme, pas publikimit në media të një video ku ai shfaqej me ish- ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, në një bisedë për disa tendera të ministrisë së Ekonomisë. Video u regjistrua nga Prifti, që ndodhet nën akuzë për një video tjetër përgjimi ku diskutohet një pagesë nëndorë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›