Tiranë, Ujësjellësi: Bashkia Kamëz e komunat debit 470 mijë $
TIRANË-Ujësjellësi i Tiranës u kërkon njësive vendore që të shlyejnë detyrimet financiare.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ndërmarja e Ujësjellësit bën të ditur se me pjesen më të madhe të këtyre njësive, kontrata është lidhur në fund të vitit 2010 ose në fillim të vitit 2011, por, ndonëse UKT ka përmbushur detyrimin e vet, ende nuk është likuiduar nga disa njësi të qeverisjes vendore, të cilat në total i detyrohen ujësjellësit rreth 470 mijë USD.
Në listën e debitorëve figuron bashkia Kamëz, komuna Farkë, komuna Paskuqan, Bërzhitë, Zall-her, komuna Bërxull dhe Vaqar.
Ndërmarja e Ujësjellësit paralajmeron këto njësi vendore se, në rast të mosshlyerjes së detyrimit, do të nderpritet furnizimi me ujë, duke respektuar kështu standardin e vendosur për çdo konsumator që nuk respekton kontratën.
(d.b/BalkanWeb)