Bumci nderon figuren e Haxhi Dede Reshat Bardhit

Ministri i Kulturës Aldo Bumçi mori pjesë ne simpoziumin ndërkombëtar “Bektashizmi si vlerë shpirtërore dhe atdhetare” organizuar nga Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane ku nderoi figurën e kryegjyshit Haxhi Dede Reshat Bardhi, i cili siç tha Ministri Bumçi bashkë me përfaqësuesit e komuniteteve të tjera fetare në vend ringjalli besimin pas viteve të diktaturës komuniste. Ndërkohë Ministri i Kulturës vlerësoi harmonine fetare, si një nga vlerat themelore të kombit tonë.