Brazil 2014 siguria e stadiumeve

Dy prej yjeve të futbollit brazilian, Ronaldo dhe Bebeto kanë zhvilluar një bisedë për çështjet e sigurisë, me punëtorët e stadiumeve të Kupës së Botës 2014 në Rio de Zhaneiro.
Ish-legjendat e “seleçaos”, të cilët janë anëtarë të komitetit organizator të Botërorit në Brazil, kanë vëzhguar edhe përparimet e punimeve në rikonstruktimin e impiantit mitik “Marakana”, ku do të zhvillohet finalja e evenimentit më të rëndësishëm të futbollit botëror.
Ronaldo e vendosi theksin te rëndësia e sigurisë në kantierin e ndërtimit, ku një shpërthim gjatë vitit të kaluar plagosi një punëtor dhe shkaktoi grevën një mujore për përmirësimin e kushteve të punës.
Bebeto, i cili iu bashkua komitetit organizator më pak se një muaj më parë, shprehu shqetësimin për vonesat në punime në stadiumin e Porto Alegres, “Beira Rio”. Punimet në këtë impiant janë paralizuar gjatë tetë muajve të fundit, për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet Internacionalit, klub që ka në pronësi stadiumin dhe kompanive të ndërtimit, përgjegjëse për punimet e rikonstruktimit.
Megjithatë, Bebeto shprehu besimin se së shpejti do të gjendet një marrëveshje ndërmjet palëve, duke theksuar se “natyrshëm të gjithë janë të shqetësuar, megjithatë ekziston optimizmi për arritjen e një akordi dhe do të ketë kohë të mjaftueshme për përfundimin e punimeve”.
Në rikonstruktimin e stadiumit të Rio De Zhaneiros janë të angazhuar afro 4,500 punëtorë, ndërsa kosto totale e rinovimit të impiantit përllogaritet në rreth 541.2 milionë dollarë amerikanë