E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban ki Mun denon ashper dhune ne Siri

Autoritetet siriane kanë kryer krime të qarta kundër popullsisë civile të vendit. Është shprehur kështu sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon. Në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme, ai tha se komuniteti ndërkombëtar ka dështuar në detyrën e tij dhe mosveprimi i ka inkurajuar udhëheqësit e Sirisë të vazhdojnë sulmet e tyre .
“Është koha për komunitetin ndërkombëtar, që të flasë me zë të lartë. Vonesa e vazhdueshme në përpjekje humanitare shkakton vuajtje njerëzore. Dhuna e vazhdueshme në tokë rrezikon zbritjen e një lufte civile”-tha ban Ki Mun
Ban Ki Mun fajësoi autoritetet siriane për krijimin e një konflikti të armatosur.
"Përdorimi disproporcional i forcës nga autoritetet siriane e ka shtyrë atë që kishte qenë kryesisht nje opozite paqesore të perdore armet . Imazhet që ne kemi parë në Siri janë mizore. Është krejtësisht e papranueshme, e palejueshme” -u shpreh ai.
Të paktën 17 persona kanë humbur jetën neë qytetin e Homsit gjatë ditës së premte, ndërsa Kryqit të Kuq i është revokuar e drejta për të shpërndarë ndihma në lagjen e Baba Amr në Homs, pavarësisht se autoritetet kishin pranuar kërkesën e organizatës për të shpërndarë ndihma humanitare.
Presidenti i “KK”-së, Jakob Kellenberger, e cilësoi si “tërësisht të papranueshme” sjelljen e Qeverisë Siriane, në një deklaratë të ashpër të dhënë pasditen e së premtes. Sipas disa mediave ndërkombëtare, refuzimi i misionit është bërë për t’i dhënë kohë autoriteteve që të pastrojnë vendin nga provat e vrasjeve të paligjshme. Ndërkohë dy gazetarët francezë të plagosur kanë mbërritur në Paris ku janë takuar dhe me presidentin Nikolas Sarkozi. E përditshmja franceze “ Le Figaro” shkruan se Edith Bouvier është shprehur se një ndërtesë në Homs ku strehoheshin gazetarët e huaj ishte qëllimisht një shënjestër nga forcat qeveritare .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›