E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumçi pas takimit me Moore: Qeveria, e angazhuar për zgjedhje të lira dhe me standarde

Gazeta Shqip

bumci-mooreMinistri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi, priti në një takim Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore, në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, të cilin siç bën të ditur zyra për shtyp e ministrisë, e siguroi se qeveria shqiptare është e angazhuar të zhvilloje një proces zgjedhor të lirë dhe të drejtë në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare.

Ministri Bumçi evidentoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për kontributin që SHBA i ka dhënë proceseve integruese të Shqipërisë. Bumçi nënvizoi kontributin e pazëvendësueshëm që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe e siguroi Moore se Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj në krah të Shteteve të Bashkuara në sfidat e përbashkëta.

Zyrtari DASH nënvizoi marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve tona.  Ai theksoi se me gjithë sfidat e shumta me të cilat Shtetet e Bashkuara përballen sot në botë, Ballkani do të vazhdojë të mbetet në fokusin e administratës amerikane për të ruajtur të gjitha ato arritje që janë bërë në drejtim të paqes dhe sigurisë në Ballkan. Në këtë kontekst, Moore nënvizoi se shpreson për përfundimin me sukses të dialogut Kosovë-Serbi, gjë që do të mundësonte ecjen e tyre përpara drejt integrimeve europiane.

17 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Bumçi pas takimit me Moore: Qeveria, e angazhuar për zgjedhje të lira dhe me standarde burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›