E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi:Falenderoj të gjithë qytetarët që braktisën demostratën

Deputeti i PD-së Aldo Bumçi reagon menjëhere pas deklaratës së kreut të opozitës në demostratën e 18 shkurtit duke e cilësuar si të dështuar. Bumçi gjatë një deklarate për shtyp falenderoi të gjithë qyetaret të cilët nuk iu bashkangjitën kësaj demostrate.
 

“Falenderoj të gjithë qytetarët të cilët braktisën Edvin Kristaq Ramën ku në datën 21 janar kërkonte të përmbyste një qeveri legjitime”
 

Për të, kryepuçisti Edi Rama bëri përpjekje për të bllokuar liberalizimin e vizave, endrrën më të madhe europiane të qytetarëve.
 

“Falenderoj të gjithë qytetarët të cilët braktisën kryetarin e Bashkisë i cili ishte i gatshëm, i cili dhunoi kryeqytetin në 21 janar. Përshëndes me mirënjohje shqiptarët. PD-ja u siguron atyre se askush nuk mund të dhunojë të drejtat e fituara gjatë 20 viteve” përfundoi fjalën e tij Bumçi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›