Ristani: PS e PBDNJ të dorëzojnë listat deri të hënën
18/02/2011 Kreu i KQZ-së deklaroi se do të presë edhe këtë javë për listat
“Në të kundërt, KQZ-ja do bëjë konstituimin e KZAZ-ve”
Kreu i KQZ-së, Arben Ristani iu drejtua sërish forcave politike opozitare që të dorëzojnë listat me emra të propozimeve të tyre në lidhje me listat e Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, brenda ditës së hënë. “Në të kundërt KQZ-ja do të bëjë ndërhyrjen e saj të paralajmëruar prej një jave për plotësimin e vendeve vakante në 66 KZAZ-të”,- deklaroi Ristani. Vonesat e shkaktuara nga PS-ja dhe PBDNJ-ja, në lidhje me dorëzimin e listave të tyre, ishte tema e diskutimit edhe në mbledhjen e djeshme. Konstituimi i KZAZ-ve pritet të bëhet në mbledhjen e së hënës së ardhshme, në rast se opozita do vazhdojë mosbashkëpunimin e saj me institucionin më të lartë zgjedhor në vend. Konstituimi do të bëhet pasi KQZ-ja të miratojë vendimin për plotësimin e vendeve vakante në këto komisione të nivelit të dytë për zgjedhjet vendore të 8 majit. KQZ-ja do të mblidhet për të ndërhyrë në mbarëvajtjen e organizimit të garës së ardhshme politike për bashkitë e komunat, pasi PS e PBDNJ nuk kanë dorëzuar propozimet e tyre në afatin e caktuar ligjor. Në mbledhjen e djeshme KQZ-ja miratoi projektvendimin “Për miratimin e modeleve të dokumenteve që do të përdoren nga GN-ja dhe KZAZ-ja për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve të organeve të qeverisjes vendore”.
Konstituimi
KQZ-ja në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar Partisë Socialiste dhe PBDNJ-së që të përmbushin detyrimin e tyre ligjor dhe të sjellin propozimet për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve. Këtë detyrim këto parti nuk e kanë plotësuar ende dhe në këto kushte në 66 KZAZ nuk ka kuorumin e nevojshëm për të funksionuar normalisht. Neni 29, pika 8, e Kodit Zgjedhor përcakton: “Në rastet kur vendi i anëtarit apo sekretarit të KZAZ-së mbetet vakant dhe partitë që kanë të drejtë të paraqesin propozime nuk dërgojnë propozimet në KQZ, atëherë kjo e drejtë u kalon partive politike të të njëjtit grupim që vijnë pas tyre në Kuvend për nga numri i vendeve të fituara në zgjedhjet pararendëse. Në rastin konkret PS dhe PBDNJ janë të vetmet parti të opozitës parlamentare.” Në këtë mënyrë, kjo dispozitë i jep të drejtë KQZ-së në këtë rast që ditën e zgjedhjeve të plotësojë vendet vakante, duke emëruar kryesisht anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve, në mënyrë që të krijohet kuorumi i nevojshëm për vendimmarrje dhe për të mbajtur vulën dhe dokumentacionin tjetër të KZAZ-ve.
Vonesat e listave, reagimi i OSBE-së
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Uollfarth u kërkoi subjekteve politike që ti dorëzojnë urgjentisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve propozimet e kërkuara për anëtarë të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, me qëllim përgatitjen siç duhet të zgjedhjeve për qeverinë vendore. “Shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë të vendit presin që zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen më 8 maj, ashtu siç janë dekretuar nga Presidenti i Republikës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën e përgatitjes së këtyre zgjedhjeve. Puna e tij do të bëhej më e lehtë, nëse të gjitha partitë politike veprojnë menjëherë dhe respektojnë ligjin, duke dorëzuar emrat e të gjithë komisionerëve zgjedhorë brenda afatit”, tha Uollfarth.
Relacioni i KQZ: Standardet e zgjedhjeve në rrezik
“Në kushtet kur nuk ka asnjë propozim nga partitë politike, që kanë detyrimin ligjor për të paraqitur propozime për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve, edhe pse u është kërkuar disa herë me shkresë që të zbatojnë detyrimet ligjore, KQZ-ja, pavarësisht se ndodhet në një situatë ekstra ligjore, për analogji me situatën e parashikuar në pikën 8 të nenit 29, paragrafi i fundit i tij, duhet të emërojë kryesisht anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve, në mënyrë që të krijohen kushtet ligjore për të ngritur KZAZ-në dhe të bëhet e mundur administrimi i procesit zgjedhor”, thuhet në relacionin e KQZ-së në lidhje me mosdorëzimin e listave nga partitë opozitare. “Ajo që do të cenojë standardin në mënyrë hipotetike, do të jetë vullneti i partive politike”, është shprehur kryetari i KQZ-së, Ristani.
Punimet e djeshme në KQZ
Grupi i Numërimit
Për GN-në është përgatitur: një model për pasqyrimin e rezultateve të QV-së për kryetar (modeli 56-11), dhe një model për rezultatet e QV-së për këshillin (model 57-11). Në këto tabela mendohet që krahas vendosjes së numrit të kodeve të vulave të sigurisë, me të cilat mbyllet kutia e përkatëse e votimit, të jenë edhe kundërshtimet e anëtarëve të GN-së, nëse kanë, dhe anëtarët e GN-së të firmosin në të para se të dorëzohet në KZAZ.
KZAZ-të
Për KZAZ-në është përgatitur: një model për tabelën përmbledhëse të rezultateve të njësisë së qeverisjes vendore për kryetarin (modeli 39-11) në format A4 dhe një model për tabelën përmbledhëse të rezultateve të njësisë së qeverisjes vendore për këshillin (model 40-11) në format A3. Gjithashtu janë përgatitur dhe modelet e vendimeve që do të marrë KZAZ për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve përkatësisht për kryetarin (model 39-10V) dhe për këshillin (model 40-11) në format A4.
Qendrat Vendore
Është menduar që tabela e rezultateve për QV-në të jetë në bllok me letër kimike (çfarë shkruhet në fletën e parë del edhe në fletët e tjera) me 5 fletë blloku. Fleta e parë e bllokut mendohet të shërbejë si origjinale, të tjerat do të shërbejnë si kopje, që do të marren nga anëtarët e GN-së. Kopje të origjinales, të vulosura nga sekretari i KZAZ-së me vulën e KZAZ-së, mendohet tu jepen anëtarëve të KZAZ-së, si dhe vëzhguesve të subjekteve zgjedhore, nëse i kërkojnë.
Tabelat
Tabelat përmbledhëse të rezultateve model 39-11 dhe model 40-11 mendohet të prodhohen në sasinë e duhur me letër të thjeshtë. Tabela Përmbledhëse e Rezultateve për njësinë vendore, e firmosur nga anëtarët e KZAZ-së, do të shërbejë si origjinal. Kopje të Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve, të vulosura nga sekretari i KZAZ-së me vulën e KZAZ-së, u jepen anëtarëve të KZAZ-së, si dhe vëzhguesve të subjekteve zgjedhore, nëse i kërkojnë.
Ndihma
Për të ndihmuar Grupet e Numërimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, anëtarët e KQZ-së u shprehën të mendimit në mbledhjen e djeshme të KQZ-së që emrat e kandidatëve për kryetar dhe emrat e subjekteve që garojnë për këshillin të paraprintohen në tabelat përkatëse, sipas përmbajtjes së fletës së votimit të njësisë vendore.