E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: “Qeveria vrau për të vjedhur, na duhet një politikë e re”

Kreu i Partisë Socialiste në një fjalim mbajtur përpara protestuesve deklaroi se ky është kualicioni i turpit e ndërsa kjo betejë është për ndryshim, i cili duhet ti shërbej qytetarëve dhe jo shtetit të kusarëve.
 

“Policia e Shtetit u keqpërdor në 21 janar, nga qeveria që në 28 qershor vodhi zgjedhjet dhe që në 21 janar vrau demonstruesit që protestonin kundër vjedhjes që po i bëhet populli”.
 

“Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pamë Aleks Nikaj të zhytur në agoni. Trupat e të rinjve i kishte sllejë demostrata e 21 janarit ku u vranë dhe u plagosën me armët e Gardës së Shqipërisë te pafajshme në uniformën e shtetit”.
 

“Në 21 janarin e shkuar vrau për të vjedhur duke vrarë e plagosur me pushkë në kerkim të një pune e shpresë për familjet e tyre. Për të vazhduar të vjedhë në 2 muaj, për të përfituar 1280, pasuri te popullit në 1280 epsiode te tjera, si episodi i vetëm i kusarise qe lemerisi boten dhe e turpëroi Shqipërinë në 21 janar”.
 

Në podiumin përpara kryeministrisë, Rama kërkoi largimin e këtij regjimi të kusarisë dhe hapjen e rrugës së re ndërsa lëshoi thirrje për largimin e qeverisë së Sali Berishës në të cilën po i mer frymë demokracisë.
 

“Ky popull që ka ardhur sot këtu kërkon mbrapsht Shqipërinë, mbrapsht me të gjitha konçensionet e paligjshme, privatizimet e korruptuara. Ky popull kërkon mbrapsht pushtetin të oborrit të Sali Berishës. Ky popull kërkon mbrapsht me të gjitha duke filluar që nga zgjedhjet e vjedhura”.
 

Ndër të tjera, Rama akuzoi qeverinë:
 

“Demonstruesit e 21 janarit njëlloj si policët e shkretë u bën mish për topin e të njëjtit shtet që vjedh duke i marrë Shqipërisë frymën, shpirtin” tha Rama.
 

Lideri i opozitës mes thirrjeve të turmës akuzoi koalicionin qeveritar se “Ky koalicion i turpit po i përdor nëpunësit e shtetit si robër, ndërsa protestuesit i vret si kokëpalarë”.
 

“Na duhet një politikë e re, bashkimi me njëri-tjetrin me të gjithë ata që vuajnë regjimin e kusarisë dhe për të gjithë ata që nuk e duan këtë regjim dhe qëndrimi me njëri-tjetrin në çdo demostratë. Jemi sot më shumë se asnjëherë, e vetmja shpresë për të ndalur pushtimin, papunësinë, grabitjen e qeverisë për të ndalur pavarësinë dhe për ti dhënë Shqipërisë një qeverisje të denjë. E vetmja shpresë pë të ndalur ekonominë , ku sot demostruesit paguajnë më shumë në arkën e shtetit”.
 

Kreu i opozitës lëshoi thirrjen e fundit duke deklaruar se protestat do të vazhdojnë dhe do të jenë dhe më të mëdha dhe më të shtrira, kjo në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›