E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumerangu i dëshpërimit të Edvin Ramës

“Zemërími i tepruar lind marrëzínë” - Samerset Mom

Inati - thotë populli - është dëmi i kokës. Kush kërkon realizimin e një aspirate, lypset të jetë tolerant. çdo problem për zgjidhje ka, të paktën, dy palë. Të ngulmosh të bëhet siç do ti, do të thotë të asgjësosh gjysmën tjetër të së drejtës. Bota ka përparuar në saje të konsensusit. Personalitetet e vërteta politike nuk thonë kurrë: “Shteti jam unë!”. T’i japësh të drejtë vetes për një tezë, nuk do të thotë se ke doemos të drejtë. Kur tejkalohet masa, edhe e mira mund të bëhet e keqe. Edhe dashuría e tepëruar, madjé, mund të prodhojë të kundërtën e saj. Me përkujdesje të ekzagjeruar mund t’i kufizosh edhe lirínë e fëmijës tënd. Vetëm diktaturat nuk llogaritin dëmet e arrogancës së tyre. Vetëm nostalgjikët e komunizmit nuk pajtohen me solidaritetin qytetar. Nuk fitohen vlerat vetëm duke ulëritur se sa të drejtë ke, por duke bindur shumicën me durim e urtësí.
I ngelur ngushtë prej humbjes së zgjedhjeve, Edvin Rama sajoi “ngërçin” e fletëve të votimit. Si egoist i pandreqshëm, nisi të ulëríjë pa shkak. çuditej si mund të jetonin njerëzit pa u zgjidhur problemi i tij. Mirpo halli i tij nuk mund të ishte dhe i gjithë shqiptarëve. Ai kërkon që “krizën” e tij ta përqafojnë të gjithë. Harron që fisniku i bën njerëzit për vete me mënyrën si i kërkon të drejtat. Vetëm tiranët nuk i njohin kufi kërkesave të tyre. Nëse ish-të pëndjekurit do të kërkonin shpagim për martirizimin e tyre, të majtët nuk do të kishin mundur të krijonin as partí. Sidomos, kur endé nuk shprehin as pendesë për masakrat e djeshme monstruoze. Kur nuk duan të distancohen sinqerisht nga krimet e komunizmit. Kur i fyejnë viktimat duke u nxjerrë nëpër ekrane përbindshat e diktaturës që t’u mbajnë leksione demokracie.(!) Kokëfortësía kthehet shpesh kundër autorit të saj. Edvin Rama po shkatërron veten, por edhe P.S.-në, sepse po i ngarkon përgjegjësínë e frenimit të reformave madhore. Nuk mund të bëjë sot Shqipëría ashtu si thotë Edvini. Nuk sakrifikon populli aspiratat e veta për interesat e ngushta të një njeriu. Nuk mbrohen çështjet sublime me inate meskine. Nuk arrihen ëndërrat shekullore me cic-mice rrugësh. Edhe Enver Hoxha tentoi të matej me tërë botën dhe përfundoi në mënyrë qesharake. çdo tepërim e ka bumerangun brenda vetes. Vetëm rruga e arsyes e ka çuar njerëzímin përpara. E drejta nuk ka nevojë për protesta “vetëvrasëse”, as për greva e mitingje “madhështore”. Duke ngulur këmbë në realizimin e ambicieve të veta, Edvin Rama po detyrohet të bëjë çdo ditë nga një “proçkë”. Ai po e katandis P.S.-në të merret, madjé, edhe me fatin e individëve të veçantë dhe po lë pa zgjidhje problemet jetike të vendit. Sa më shumë ai ngul këmbë në të tijën, aq më tepër po detyrohet të rrudhë partinë, grupin parlamentar, si dhe të izolojë veten. Ndërkohë socialistët po ndihen çdo ditë e më të braktisur nga një popull, që i ka pritur me dekada këto ditë. Sa më shumë i jep Rama të drejtë vetes, aq më tepër po shkëputet nga elektorati i tij, i cili po pret gojëhapur liberalizimin e vizave dhe marrjen e statusit të anëtarësimit në B.E. Brenda P.S.-së ka lindur me kohë mendimi ndryshe. Ky po fiton çdo ditë terren, sepse tezat e tij po fitojnë të drejtë. Ide të reja janë ofruar për zgjidhjen e “ngërçit” të stisur për zgjedhjet e çertifikuara të qershorit të kaluar. Kurse Rama nuk dëgjon nga veshët dhe nuk sheh nga sytë. Atë e ka verbuar ambicia për të qëndruar me çdo kusht në krye të Bashkisë dhe të partisë. Të gjorit Ramë, i është mbushur mendja se karriera e tij meriton çdo sakrificë. Ky është një gabim fatal, që ka për t’i sjellë atij, por edhe P.S.-së dëme të pallogaritshme. Por ambicia e tij për pushtet nuk njohka kufi dhe “përligjka” çdo sakrificë. Ashtu siç thoshte Stalini :”Revolucioni i justifikon viktimat!”. Ai që po mbytet, nuk pyet për fatin e atyre që rrezikohen prej tij. Ambicia për pushtet të pamerituar, thotë Shekspiri - fut në rrugën e krimit dhe njeriun e mirë. Ajo të verbon, të bën cinik, të nxit t’i japësh gjithmonë të drejtë vetes. Dhe, mbi të gjitha, të lë pa alternativë! Ambicia e Ramës ka bllokuar një opozitë të tërë. E ka lënë atë jashtë misionit të saj, jashtë premtimeve, për të cilat u votua. Ambicia e Edvinit po dëmton sidomos Shqipërínë. Dëshpërimi që ardhka nga një ambicie e thyer, marrka përmasat e një ligësie pa cak. Edvini po vepron në kundërshtim me të gjithë. Ai nuk po dëgjon as këshillat e miqve të mëdhenj të Shqipërísë, as zërin e shëndoshë të një populli, ndaj të cilit ka shumë detyrime. Dëshpërimi i humbjes të futka në qorrsokake pa krye. Ai të mësoka të gënjesh, të shpifësh. Dëshpërími të bëka nihilist, madjé të paaftë për të vlerësuar rreziqet. Ai e futka njeriun në konflikt edhe me ata që e kanë mbështetur. është ky dëshpërim që e bën sot Ramën të ngulë këmbë të numërohen doemos fletët e votimit, edhe pse nuk është i bindur se prej këtij procesi mund të dalë i larë. Në vend që të merret me dëmet që po i shkakton vendit, me frenimin që po u bën reformave madhore, Rama thellohet në arsyen e mosarsyes, që e nxit të ngulmojë në këtë drejtësí të stisur. Dhe, kur e sheh që “ideali” i tij nuk prek as shpirtrat e njerëzve të vet, ia nis me akuza të paqena për kriza ekonomike, e tj. Dhe kapërcimet e Ramës janë si ato të një “pleshti” të trembur, i cili këcen më fort se çdo insekt, që ndiqet nga një e keqe. Dëshpërimi paska forcë magjike. Ai e shpuka autorin drejt një bumerangu fatal, madjé, pa e paralajmëruar. Askush nuk i tregoi Enver Hoxhës se dëshpërimi i tij po ia detyronte edhe më besnikët e tij ta gënjenin, t’ia paraqitnin të zezën si të bardhë, e tj. Dhe vetëm në fund, ata që mbetën gjallë pas tij, u habitën, kur kalaja tiraníke u shemb prej dëshpërímit si të kishte qenë vetëm prej rëre.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›