ǒdo të thotë Rama me shprehjen “Kur të vijmë në pushtet”

Edvini po e mban veten me gajret e po mashtron bashkëpunëtorët se ka shpresa që komunizmi do ta marrë pushtetin. Frazat shkatërrimtare rimishërojnë teoritë e Haxhi Qamilit e të Enver Hoxhës, me temë “Kur hidheshin themelet”, por gjithça është shndërruar në karikaturë, pasi shqiptarët s’janë gati të formojnë “njeriun e ri” të Edi Ramës, pasi kanë braktisur prej kohësh ofertat e Beogradit e Moskës, sepse kanë kuptuar se janë bashkëthemelues të qytetërimit perëndimor
Fryma destruktive e ditëve të fundit që po shfaqet nga djemtë me pajë financiare të Edvin Ramës po shoqërohet me stërpërsëritjen e shprehjes “Kur të vijmë në pushtet do të anullojmë...”. Mendësia e kësaj fraze është krejt e njohur, megjithatë meriton njëfarë vëmendjeje dhe analize kjo tipologji opozitare. Edvin Rama gjendet në një krizë të fortë ekzistenciale, si në krye të bashkisë së Tiranës, ashtu edhe në krye të PS-së, prandaj derisa të gjendet një zgjidhje përfundimtare për fatin e tij politik (meriton një analizë tjetër më të thellë, se prej kujt pritet gjetja dhe artikulimi i zgjidhjes), Edvini ka vendosur ta mbajë veten me gajret, e bashkë me veten edhe entourage-in në parti, duke ripërsëritur “kur të vijmë në pushtet”, njëfarë ushtrimi frojdian që pritet të korrigjojë përzgjedhjen gjenetike të mediokrit që s’ka asnjë gjasë të bëhet prijës. Të njëjtin gabim gjenetik e kanë edhe djemtë me pajë financiare që po shfaqen dendur në konferencat e shtypit të PS, prandaj edhe fraza “kyr të vijmë në pushtet” shndërrohet në një ushtrim psikiatrik kolektiv, krejt si në ato klubet e drogaxhinjve anonimë. Ushtrimi psikiatrik shkon shumë edhe me trashëgiminë bolshevike e destruktive që e ka shoqëruar shtetin shqiptar që nga themelimi i tij. Me trashëgiminë levantine dhe kolaboracioniste gjatë Perandorisë Bizantine e Osmane, kjo zullumhane mori karakter politik më 1914 me lëvizjen e Haxhi Qamilit “DumBabën (Dovletin)”. E njëjta forcë destruktive u pajis me armë ideologjike dhe pas 1945 u artikulua edhe më qartë prej Enver Hoxhës, si një lëvizje për të shkatërruar gjithçka shqiptare e për të lënë gjithçka otomane e levantine. Libri-thirrje i Enver Hoxhës “Kur hidheshin themelet e Shqipërisë së Re” ishte edhe kuintesenca e kësaj fryme destruktiviste që po rimishërohet (jo në frymë budiste), tek Edvini i Kristaqit, pinjolli i brezit të dytë, por që fatmirësisht kaq të poshtër ka veç ambicien, pasi të tjerat i ka në profile karikatureske. Përshembull, i kësaj tipologjie është njeriu i ri që po tenton të krijojë Edvini, ai njeriu biznesmen, që urren qytetarinë, që urren shqiptarinë, që urren europeizmin, por që kultivon së tepërmi kuotat e biznesmenit, masonerisë, kimfilbizmit apo kamikazit. “Kur të vijmë në pushtet, do të anullojmë...shkatërrojmë...djegim...vrasim...rrahim...” është kuintesenca e trashëgimisë që vjen prej Haxhi Qamilit e Enver Hoxhës, por që ka fatin të përfundojë në karikaturë, për shkak të shqiptarët janë në vitin 2010, janë më të ndërgjegjshëm se kurrë për përkatësinë e tyre europiane dhe janë më të vendosur se kurrë të mos lejojnë mbjelljen e një “njeriu të ri” shqiptar, rrënjët e të cilit mund të gjenden në epruvetat e ardhura nga Athina, Beogradi a Moska.
...